Fuga tregon Universitetin privat ku jep mësim: Bëj çmos që emri i Universitetit të Tiranës të mbijetojë (E PLOTË)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:57 14-03-2017 Fuga tregon Universitetin privat ku jep mësim: Bëj çmos që emri i Universitetit të Tiranës të mbijetojë (E PLOTË)

Vazhdon përplasja e profesorit të Gazetarisë Artan Fuga me drejtuesit e “Mapos”, Henri Çilin dhe Vladimir Karajn.

Fuga tregon emrin e Universitetit privat ku jep mësim pas akuzave të Çilit se akademiku ka përfituar deri në 500 mijë euro nga universitetet private dhe thotë se po bën çmos që emri i Universitetit të Tiranës të mbijetojë ndaj ligjit të pacipë të arsimit të lartë

“Kam salla dhe auditore me studentë të niveleve të ndryshme në Shqipëri dhe jashtë saj, në Universitetet publike dhe në një Universitet dinjitoz privat në Shqipëri, sikurse është Polisi, por mbetem një profesor i Universitetit të Tiranës dhe bëj çmos që emri i tij të mbijetojë ndaj ligjit të pacipë të arsimit të lartë që i ka dhënë atij dhe gjithë arsimit shqiptar një goditje vdekjeprurëse.

Sot jashtë vendit kam studentë afrikanë, kinezë, europianë, birmanë, indonezianë, gjithëfarësoj, por në asnjë nga këto grupe kombësish nuk kam parë pasojat e një goditjeje kaq të rëndë sa ka marrë intelekti i rinisë shqiptare në situatën kur ai ka mbërritur sot.

Gjendja e shkollave anëmbanë vendin është e mjerueshme në atë pikë kur vetëm ulurima mund të shkaktojë po ta mendosh si duhet”, shkruan Fuga.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031649827957153
array(1) { ["section"]=> string(116) "fuga-tregon-universitetin-privat-ku-jep-mesim-bej-cmos-qe-emri-i-universitetit-te-tiranes-te-mbijetoje-e-plote-71826" }