Fullani "lan duart" me drejtësinë, Prokuroria tejkaloi afatet për rekurs

Publikuar tek: politike, më 17:59 26-01-2016 Fullani

Ish guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka mbyllur betejën e tij me drejtësinë, duke u shpallur përfundimisht i pafajshëm për akuzat e prokurorisë për shpërdorim detyre.

Prokuroria ka tejkaluar afatin duke mos depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë, për vendimin e gjykatës së Apelit, duke bërë që ky vendim të marrë formë të prerë.

Prokuroria ka tejkaluar afatin e rekursit për çështjen e ish guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, duke mos e dërguar atë në Gjykatën e Lartë. Zyrtarisht prokuroria e Apelit pohoi për Top Channel se nuk ka depozituar rekurs në Gjykatën e nivelit të tretë, për të kundërshtuar vendimin e pafajësisë të shpallur më 23 dhjetor nga Kolegji Penal i kësaj gjykate.

Afati për ta kryer këtë veprim ishte deri më 23 janar, ndërkohë që në tejkalim të kësaj periudhe proceduriale meqënëse nuk pati asnjë reagim nga prokuroria, vendimi i pafajësisë për Fullanin merr formë të prerë.

Ashtu si edhe apeli, më herët gjykata e shkalles së parë e shpalli të pafajshëm Ardian Fullanin për dy episode që i adresonin shpërdorimin e detyrës, në të parën prokuroria dyshoi se Fullani me mos veprimet e tij kishte krijuar lehtësira që Ardian Bitraj e Mimoza Bruzia të vidhnin 713 milionë lekë në departamentin e Thesarit. Të dyja gjykatat e kundërshtuan prokurorinë, e cila kishte kërkuar dënimin e tij me 5 vjet burg. /TopChannel/

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryeministri Rama flet për koncesionet: Ata dhanë 173, ne vetëm 14
Miratohet moratoriumi që ndalon prerjen e pyjeve në të gjithë Shqipërinë »
Article Logic
Execution time: 0.022121906280518
array(1) { ["section"]=> string(75) "fullani-lan-duart-me-drejtesine-prokuroria-tejkaloi-afatet-per-rekurs-30995" }