Fund radhëve në Hipotekë, ja 27 shërbimet që do merren te noteri

Publikuar tek: politike, më 08:21 20-01-2016 Fund radhëve në Hipotekë, ja 27 shërbimet që do merren te noteri

Zbardhet lista me 27 llojet e shërbimeve të zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme që do të ofrohen përmes aplikimeve online nga zyrat e noterëve.

Referuar marrëveshjes së nënshkruar dje, nga data 25 janar e në vijim, qytetarët e Tiranës nuk do të duhet të qëndrojnë më në radhë në sportelet e Hipotekës për t’i marrë këto shërbime.

Sistemi online i aplikimeve do të vijojë zbatimin e tij në Durrës e në ditët në vijim në gjithë vendin. Për çdo qytetar që kërkon një nga 27 shërbimet e caktuara, mjafton të kenë me vete një kartë identiteti dhe të aplikojnë online për shërbimin e kërkuar në zyrën e një noteri.

Përgjigjen për kërkesën e bërë prej tyre do ta marrin sërish në zyrën e noterit, pasi në sistemin e ZRPP regjistrohet emri i zyrës noteriale nga ku bëhet aplikimi. Në vijim ZRPP-ja mban kontakte vetëm me noterin dhe ky i fundit me qytetarin.

Referuar listës së shërbimeve përmes aplikimeve online, qytetarët mund të marrin një certifikatë pronësie të humbur, apo të dëmtuar, mund të verifikojnë gjendjen juridike të pronësisë, të kryejnë transaksion dhe regjistrim online të pronësisë, mund të lëshojnë një vërtetim pronësie, si dhe mund të regjistrojnë kontrata të shitjes apo dhurimit të pronësisë.

Shërbimi online për dokumentet e pronësisë në zyrat e noterëve është bërë i ditur si projekt që në vitin 2012, por vetëm dje është konkretizuar përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje mes Dhomës Kombëtare të Noterisë dhe Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Vënien në jetë të tij e kanë paraprirë dy vendime të Këshillit të Ministrave të datës 11 janar 2016. Me propozim të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, qeveria miratoi disa ndryshime në aktet dhe rregullat mbi të cilat funksiononte sistemi elektronik i regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

Në një prej këtyre vendimeve, në njërën prej pikave të vendimit të qeverisë në vitin 2012 shtohej përmbajtja dhe e drejta për të aplikuar online për shërbimet e miratuara me marrëveshje mes Dhomës Kombëtare të Noterisë dhe Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme”.

Në vendimin tjetër të qeverisë, në njërën prej pikave të vendimit të mëhershëm shtohej pika me përmbajtje: “Pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do të funksionojë një regjistër i veçantë elektronik i kërkesave për aplikim online dhe një regjistër tjetër për përpunim të kërkesave për aplikim dhe i lëshimit të dokumenteve nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme”. /Panorama/

a1.jpg

a2.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha flet për marrdhënien me Metën: Nuk ka flirt, por po i shërben vendit
Blendi Fevziu, një ditë editorial pse sulmoi Metën, ditën tjetër editorial pse është i fortë Meta »
Article Logic
Execution time: 0.021803855895996
array(1) { ["section"]=> string(69) "fund-radheve-ne-hipoteke-ja-27-sherbimet-qe-do-merren-te-noteri-30460" }