Fundi i Tokës në shtator? Ja si qëndron e vërteta!

Publikuar tek: kulture-art, më 17:56 07-05-2017 Fundi i Tokës në shtator? Ja si qëndron e vërteta!

Teorive të shumta për fundin e Tokës u shtohet edhe një tjetër, që thotë se jeta në tokën tonë të përbashkët do të shuhet, dhe që kjo do të ndodhë brenda muajit shtator.

Nëpër rrjetet sociale dhe forumet konsipracioniste diskutohet gjerësisht për të ashtuquajturin “Planet X”. Shumë pak dihet për këtë planet, që sipas disa teorive shkencore është i fundit në linjët e planeteve të sistemit tonë diellor.

Por, sipas konsipiracionistëve, planeti në fjalë, i njohur ndryshe edhe si Nibiru i është drejtuar Tokës me shpejtësi dhe pritet që ta godasë atë brenda muajit shtator. Bindja e tyre “përforcohet” më shumë nga disa pamje të publikuara në Youtube, ku tregohet Hëna e Kuqe një trup tjetër qiellor në krah të saj. E kuqja e Hënës, sipas shumë teorive të fundit të jetës në Tokë, është shenja e parë, ndërsa trupin qiellor në krah, mbështetësit e teorisë në fjalë thonë se është Nibiru.

Ata që i besojnë kësaj teorie kanë nisur të anulojnë planet e veta për muajin tetor, ndërsa për të tjerët, ka një shpjegim më shumë shkencor për Hënën e Kuqe. Në fakt bëhet fjalë për një fenomen lehtësisht të shpjegueshëm; rrezet e Diellit që bien në atmosferën e Tokës, pasqyrohen më pas në sipërfaqen e Hënës dhe ndodh që në disa raste, ato të kuqe të mbizotërojnë ndaj rrezeve të tjera të yllit tonë.

Por as kjo nuk bind konsipracionistët “konservatorë”.

“Hëna e Kuqe u bë për shkak se Nibiru kaloi pranë saj dhe e mbuloi me hijen e tij të kuqe atë”, thonë ata në forumet e veta. Aq të bindur janë disa prej tyre në fundin e Tokës sa thonë që qeveritë dhe agjencitë hapësinore po ja fshehin të vërtetën pjesës tjetër të njerëzimit, raporton Top Channel.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nishani në qytetin e trëndafilave, vlerëson figurat e shquara ta artit dhe kulturës (FOTO)
“Ejani të jetoni tek ne, ju japim 2 mijë euro në muaj pa punuar” »
Article Logic
Execution time: 0.031175851821899
array(1) { ["section"]=> string(54) "fundi-i-tokes-ne-shtator-ja-si-qendron-e-verteta-77817" }