Fundjavë... por s’ka pushim për Arben Ahmetajn! Ministri në Korçë, 200 raste gjejnë zgjidhje (FOTOT)

Publikuar tek: ekonomi, më 12:07 10-03-2018 Fundjavë... por s’ka pushim për Arben Ahmetajn! Ministri në Korçë, 200 raste gjejnë zgjidhje (FOTOT)

Ndonëse e shtunë, për ministrin e Financave dhe të Ekonomisë Arben Ahmetaj, s’ka pushim.

Ahmetaj ka shkuar në Korçë ku ka zhvilluar një takim në zyrën e shërbimeve të Tatimeve në Korçë, e-albania. E-Albania u ka gjetur zgjidhje 200 rasteve në ditë, në qytetin juglindor duke u dhënë asistencën e nevojshme.

Por krahas kësaj, punonjësit e zyrës i janë ankuar ministrit për printimin e faturave për bizneset të cilët kanë detyrime të papaguara e që nuk u del fatura e printuar.

Ministri i ka udhëzuar punonjësit të këshillojnë bizneset për shlyerjen e detyrimeve ndërsa është ndalur edhe te skema e TVSH për biznesin e vogël që hyn në fuqi më datë 1 prill.

Ahmetaj ka biseduar gjerë e gjatë lidhur me mënyrën se si tatimorët do organizojnë punën në Korçë, në mënyrë që ky proces kaq i rëndësishëm për bizneset dhe ekonominë, të shkojë siç duhet.

ahm.jpg

ah1.jpg

ah2.jpgah3.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tatimet japin njoftimin e rëndësishëm: Ja 13 detyrimet që mund t'i paguani online (AFATI)
Del LISTA E PËRFITUESVE, qeveria lekë për TAP dhe Bankersin (SHIFRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.0041148662567139
array(1) { ["section"]=> string(100) "fundjave-por-s-ka-pushim-per-arben-ahmetajn-ministri-ne-korce-200-raste-gjejne-zgjidhje-fotot-112807" }