Fundoset anija me 458 veta në bord, humbin jetën 5 persona, qindra të zhdukur (FOTO)

Publikuar tek: bota, më 08:42 02-06-2015

Pesë persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë rezultojnë të humbur pasi një anije me 458 veta në bord është mbytur në lumin Jance në Kinë . Autoritetet  kanë arritur të shpëtojnë deri më tani 12 vetë, mes tyre edhe një grua 85-vjeçare, të cilët janë dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në spital.

Mësohet se shumica  e pasagjerëve në bordin e anijes ishin turistë të moshës rreth 50-80 vjeç.

Anija e mbytur ishte nisur nga qyteti lindor i Nanjing dhe do të mbërrinte në qytetin Chongqing, në jugperëndim të vendit.

Kapiteni i anijes dhe kryeinxhinieri, të cilët arritën të shpëtonin, kanë thënë se shkak i mbytjes së anijes ishte cikloni, ç'ka ka bërë që anija të fundosej me shpejtësi.

Sipas autoriteteve vendase , “Erërat e forta dhe reshjet e dendura të shiut, që ende vijojnë po pengojnë operacionin e shpëtimit”.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021252870559692
array(1) { ["section"]=> string(86) "fundoset-anija-me-458-veta-ne-bord-humbin-jeten-5-persona-qindra-te-zhdukur-foto-12450" }