“Furious 7”, në vend të Paul Walker xhirojnë vëllezërit e tij

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:20 08-04-2015 “Furious 7”, në vend të Paul Walker xhirojnë vëllezërit e tij

Regjisori James Wan dëshiron sërish një Paul Walker për xhirimet e filmit “Fast & Furious 7” dhe për këtë i është drejtuar vëllezërve të aktorit Paul, i cili ndërroi jetë më 30 nëntor 2013.

Ka pasur spekulime prej kohësh për këtë dhe Studio Universal ka konfirmuar sot që vëllezërit e Paul Walker do të përfundojnë xhirimet e lëna përgjysmë nga aktori. Në deklaratën e mbajtur nga Studio Universal për fansat shkruhet që u ndalën xhirimet si zi e humbjes që pësoi familja e aktorit dhe kinematografia në përgjithësi.

“Ne jemi të lidhur me familjen e Walker pasi kemi punuar me të prej 13 vitesh. Pas shokut që pësoi familja në nëntor menduam që të respektonim dhimbjen e tyre dhe më pas të vendosnim se si do të vazhdonte filmi. Bashkë me familjen e Paul vendosëm do të vazhdojmë me xhirimet pasi fansat e duan diçka të tillë dhe Paul do ta donte këtë. Ne kemi angazhuar dy vëllezërit e tij Caleb dhe Cody në familjen “Fast & Furious 7” dhe ata do të plotësojnë boshllëqet e Paul”, sqaron kompania për fansat.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10348105430603
array(1) { ["section"]=> string(63) "furious-7-ne-vend-te-paul-walker-xhirojne-vellezerit-e-tij-8175" }