“Furiozi Rama, tha: Më pranoni ose Ballkanin e hedhin në erë”, Berisha i alarmuar nga kryeministri në Vjenë

Publikuar tek: politike, më 12:16 27-08-2015 “Furiozi Rama, tha: Më pranoni ose Ballkanin e hedhin në erë”, Berisha i alarmuar nga kryeministri në Vjenë Ish-kryeministri Sali Berisha

“Furiozi Rama, krenari haluçinant me atë në diell, kërcënon përsëri Europën”. Kështu e titullon komentin e tij ish-kryeministri Berisha për kryeministrin aktual Edi Rama.

Për Berishën  deklaratat e kryeministrit Rama në Vjenë ishin “furioze”, ndërsa atë se çfarë ndodh në mendjen e kryeministrit,  Berisha e komenton si “eksplozion të fuqishëm në mendjen e tij të sëmurë”.

“Të dashur miq, kreun e ekzekutivit shqiptar, të damkosur tashmë për lidhjet e tij me krimin dhe korrupsionin, Edi Ramën, dje në samitin e Vjenës e lëshuan krejtësisht nervat. Ai, në një krizë halucinante kërcënoi haptas dhe pa dorashka Europën. Rama furioz, siç e quajti ai vehten, sikur të ishte Enver Hoxha apo Sllobodan Millosheviçi, deklaroi në Samit se: "Nuk është se u bëmë ëngjëj, jemi të lumtur,që siç tha miku im i dashur ministri i jashtëm i Bosnjës, se nuk kemi çështje të hapura prandaj flasim për ekonominë". Por, vazhdoi furiozi ynë me atë në diell se "askush të mos mendojë se në nuk jemi të afte të kemi çështje të hapura përsëri", shkruan Berisha duke përmbyllur :

“Pra Rama i tha Europës kujdes dhe më pranoni kështu si jam përndryshe Ballkanin do e hedhim në erë!! Ekplozion i fuqishëm në mendjen e tij të sëmurë”!! 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skandali në Vjenë/ Rama dhe Bushati prezantohen me flamurin e deformuar shqiptar, prodhim kinez
Polici i arrestuar për avionin e drogës, Berisha zbardh “lidhjen për kokë me Sajmir Shullazin” »
Article Logic
Execution time: 0.0040919780731201
array(1) { ["section"]=> string(108) "furiozi-rama-tha-me-pranoni-ose-ballkanin-e-hedhin-ne-ere-berisha-i-alarmuar-nga-kryeministri-ne-vjene-19313" }