“Furtuna” në administratën publike, DAP qetëson situatën: Ky është urdhri i ri

Publikuar tek: ekonomi, më 11:58 19-09-2017 “Furtuna” në administratën publike, DAP qetëson situatën: Ky është urdhri i ri

Pas lajmit të publikuar se në zyrat e nënpunësve të administratës publike po qarkullon një urdhër i Departamentit të Administratës Publike se një pjesë e tyre do të shkarkohen, vjen reagimi i këtij institucioni.

Duket se DAP qetëson disi situatën duke theksuar se nuk ekziston një urdhër i tillë për shkarkimin e administratës.

Urdhri parashikonte shkarkimin e disa punonjësve në kuadër të shkrirjes së disa ministrive si ajo e Integrimit.

Report tv zbardh urdhrin e DAP ku thekson se punonjësit janë njoftuar se s’ka urrdhër shkarkimi të administratës.

“Kemi njoftuar nënpunësit civil për procedurat e ristrukturimit. Ky njoftim nuk përbën paralajmërim për lirim nga detyra”, thuhet në njoftimin e DAP.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070910453796387
array(1) { ["section"]=> string(80) "furtuna-ne-administraten-publike-dap-qeteson-situaten-ky-eshte-urdhri-i-ri-92883" }