Fushata është në kulmin e saj, por shikoni se çfarë bën Niko Peleshi në mbrëmje

Publikuar tek: fcb-bomb, më 00:10 10-06-2017 Fushata është në kulmin e saj, por shikoni se çfarë bën Niko Peleshi në mbrëmje

Tanimë jemi futur në 2 javëshin më të nxehtë të fushtatës elekorale, ku palët përpiqen me të gjitha forcat që të mobilizojnë energjitë  e tyre, në mënyrë që të arrijnë objektivat që kanë.

  Qarku i Korçës, është pa dyshim një nga qarqet ku po “luftohet”, më fort nga të gjitha palët. Në kampin e Partisë Socialiste në këtë qark janë dy emra shumë të njohur, si Niko Peleshi, ish zëvendës kryeministër, dhe ish kryetarja e FRESSH Elisa Spiropali.

Por pavarisht kësaj situate politike tejet të ndezur, Peleshi dhe Spiropali duket se për një moment e kanë lënë mënjanë fushatën. Në një foto të postuar në rrjetet sociale, dy figurat e larta të PS-së sëbashku me kryebashkiakun e Korçës Sotiraq Filo por edhe me miq të tjerë të tyre, duken teksa po shijojnë mbrëmjet korçare nën shoqrinë e një gote vere.

Përveç lodhjes dhe stresit të fushatës ky është ai lloj avantazhi që mund të ketë bërja fushatë në njërin prej qyteteve më të bukur të Shqipërisë dhe që është shumë i vizituar nga turistët sidomos në periudhën e Verës. 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01810097694397
array(1) { ["section"]=> string(84) "fushata-eshte-ne-kulmin-e-saj-por-shikoni-se-cfare-ben-niko-peleshi-ne-mbremje-81917" }