Fustanella e Kumbaros, reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë: Si përparëse shërbyesesh hoteli

Publikuar tek: kulture-art, më 10:49 21-05-2017 Fustanella e Kumbaros, reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë: Si përparëse shërbyesesh hoteli

Këtë të premte u mbajt eventi “Fustanella Festival” në qytetin e Gjirokastrës.

Por, ajo që ra në sy të të gjithëve janë pikërisht fustanellat, simboli i veshjes tradicionale të zonës së jugut të Shqipërisë, të trashëguar prej shekujsh.

Mirëpo, në momentin kur performuesit janë ngjitur në skenë diçka nuk shkonte me fustanellat e tyre, pasi në pamje të parë ngjanin me përparëse si ato të sanitareve. Pjesë e reagimeve është edhe Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore. Përmes një statusi në facebook, ky forum ironizon këtë fakt dhe për këtë përgjegjëse bën ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro.

“Hahahaha! Fustanella si përparëse shërbyesesh hoteli, që vuri ministrja e kulturës, vërtetë që është një metaforë, por metaforë e asaj se cfarë bën Kumbaro kur prek trashëgiminë kulturore - që përndryshe në katër vite nuk ja rroku asnjëherë thelbin”, shkruan Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë, ndërsa vetë ministrja u shpreh në festival se: Bëni një dallim mes objektit dhe simbolit, ne flasim për fustanellën si metaforë”. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këshilltari i Ramës tregon zbulimin e madh në Vlorë: Po i mbledhim dhe depozitojmë
Tirana 7 ditë në festë, kush janë artsitët që do të “ndezin” skenën »
Article Logic
Execution time: 0.023690938949585
array(1) { ["section"]=> string(102) "fustanella-e-kumbaros-reagon-forumi-per-mbrojtjen-e-trashegimise-si-perparese-sherbyesesh-hoteli-79402" }