FUTBOLLI dhe MATEMATIKA

Publikuar tek: sport, më 11:27 13-06-2018 FUTBOLLI dhe MATEMATIKA

Nesër starton Kampionati Botëror i Futbollit, Rusi 2018 - loja më popullore sportive e këtyre njëqind viteve të fundit. 32 skuadra, të ndara në 8 grupe, do të rivalizojnë për fitimin e titullit kampion. Kush do të jetë fituesi?

Vështirë të thuhet me siguri, ndonse do të jetë ai që ka ndërtuar strategjitë më efikase, ka trajnerin më të mirë, lojtarët më cilësorë, ai që ka menduar e punuar paraprakisht për këtë ditë. Por mos u habitni po t’u them se fitues do të jetë edhe ai që ka ditur t’a përdorë më mirë se kundërshtarët - matematikën !

Futbolli, që e njohim të gjithë, është një lojë sportive që luhet në grup, ndërsa "Teoria e lojës" është një disiplinë e matematikës të aplikuar, që përdoret në shumë fusha të dijes. Ajo u përpunua nga matematicienët John von Neumann dhe John Nash, në vitet '40 të shekullit të kaluar dhe studioi "Lojën" në përgjithësi, duke filluar nga pokeri, shahu, diplomacia, politika, lufta, bile edhe lojrat sportive, përfshi edhe futbollin.

Si në të gjitha lojrat, njëra palë fiton dhe tjetra humbet; futbolli njeh edhe opsionin e barazimit. Tifozët apo sportdashësit, që e shohin atë përmes ekranit, dinë shumë pak apo aspak se loja që luhet para syve të tyre studiohet dhe ideoet paraprakisht nga stafe drejtuese të specializuara, në përbërje të të cilave ka edhe matematicienë. Këtu, atyre u vjen në ndihmë "Teoria e lojës", që përcakton "strategjinë" e ndeshjes.

Nuk është e lehtë të zbulosh se si mendon kundërshtari yt për ty, dhe në përputhje me të, të ndërtosh atë mënyrë loje që t'a mashtrosh, t'a befasosh, t'a hutosh, e përfundimisht t'a mundësh.

Kundërshtari, shumë kohë para ndeshjes, studiohet në detaje: çfarë strategjish ka përdorur më parë, çfarë lojtarësh ka në dispozicion, cilët mund të aktivizojë, si janë karakteristikat e tyre, si dhe kur i bën zvendësimet trajneri kundërshtar, kush dhe si i gjuajnë penalltitë dhe gjuajtjet e lira dhe shumë të dhëna të tjera?

Të gjitha të dhënat përpunohen matematikisht mbi bazën e një algoritmi dhe si rezultat del një "strategji" rekomanduese, që ka probabilitetin më të madh të ndodhë ditën e ndeshjes.

Çdo skuadër e madhe, veçanërisht Gjermania, me përvojë të gjatë dhe rezultate të qendrushme në këtë lloj loje, e ka përdorur me sukses "Teorinë e lojës" ndonse për të flitet pak ose aspak në publik dhe unë s’kam ndermend këtu t’u lodh e t’u tregoj se si realizoht kjo praktikisht.

Por, nga ana tjetër, nuk duhet mohuar se loja, nga natyra e saj, gjithmonë ka brenda saj edhe fatin (rastin), prandaj edhe parashikimet janë probabilistike.

Ka ardhur koha që edhe ekipi ynë kombëtar të përfitojë nga këto aritje të shkencës bashkëkohore./ Klodi Stralla

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Barcelona gati të shpenzojë 200 milionë Euro brenda kësaj jave, ja lojtarët që do i bashkohen katalanasve
Një ditë para Botërorit, sharkohet Lopetegui, trajneri i Spanjës »
Article Logic
Execution time: 0.0045030117034912
array(1) { ["section"]=> string(30) "futbolli-dhe-matematika-124210" }