Futbolli i femrave, Livia Fekollari tregon frymëzimin ­

Publikuar tek: sport, më 10:54 21-07-2016 Futbolli i femrave, Livia Fekollari tregon frymëzimin ­

Para dhjetë viteve në Shqipëri të mendoje për futbollin e femrave, ishte njëlloj si të mendoje të gjej ujë pa fund në shkretëtirë.

Por, sot kohët kanë ndryshuar dhe janë hapur ekipe femrash në numër të konsiderueshëm, ndërsa çdo vit ato shtohen. Kampionati është bërë më interesant, por është menduar që të hapet dhe kampionati i moshave, pasi numri i regjistrimeve është shtuar.

Megjithatë, edhe FSHF po bën punën e saj për të mbështetur këtë aksion nëse mund ta quajmë. Për herë të parë flet për Newsport.al Livia Fekollari, vajza që sapo ka plotësuar 17­vjetorin, ndërsa ka disa vite që aktivizohet me klubin e futbollit të femrave Kinostudio.

Është gjimnaziste dhe ka pasion futbollin. Ka lënë modelingun për t’iu bashkuar botës së sportit, ndërsa tregon perpecitë për të arritur deri këtu. Ka një shtysë që është familja, ndërsa e sheh vetem në kombëtare pas disa viteve. Luan në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe ka besimin e trajnerit të saj.

Ajo ndjehet e lumtur që tashmë është pjesë e futbollit dhe dëshiron që të arrijë atë që ka bërë idhulli i saj Cristiano Ronaldo.

Si e ke filluar futbollin?

Si çdo futbollist, sepse futbollistët më të njohur në futboll karrierën e kanë nisur në lagje duke luajtur me shokët e tyre. Në rrugicat e lagjes, kam qenë e vogël kur luaja me çunat dhe bëja shumë gola pasi më nënvlerësonin. Shkoja në shtëpi e dërrmuar nga gjunjët, por e lumtur në shpirt.

Kush të ka shtyrë më shumë drejt sportit?

Vendi i parë ku unë gjeta mbështetje kam qenë familja ime, por më shumë më ka shtyrë daja, i cili është trajneri i Teutës, ai më ka mësuar shumë rreth këtij sporti. Ka qenë ai që më frymëzonte që e vogël që unë ta vazhdoja këtë sport kaq të bukur.

Veç futbollit, di të luash sporte të tjerë?

Normal që po, volejbolli është sporti që e pëlqej dhe e praktikoj shumë. Në olimpiadat që organizohen ndërmjet shkollave dhe jam pjesë e ekipit të volejbollit në shkollë.

 Je marrë pak me modeling, pse nuk vazhdove atje?

Modelingu ka qenë thjesht një dëshirë momentale, primare për mua është futbolli dhe i përkushtohem më shumë.

Nga shoqëria të vijnë të përkrahin në ndeshje?

 Duke qenë se jemi në Shqipëri tifozeria është shumë e pakët, por në ndeshje të forta kam pas mbështetjen e tyre, por më shumë përkrahja vjen nga familja ime.

Familja si e ka pritur aktivizimin tënd në futboll?

E kanë pritur shumë mirë sepse më në fund vajza e tyre ishte e lumtur duke realizuar ëndrrën e saj që të jetë pjesë e një ekipi profesional, dhe gjëja më e bukur për prindërit është lumturia e fëmijës së tyre, nga familja kam pasur mbështetje gjithmonë. Madje, vijnë çdo javë më shohin në ndeshjet e kampionatit dhe kjo gjë për mua ka shumë rëndësi.

Një femër që të jetë e bukur, duhet të merret patjetër me sport?

Nuk mund të them që një vajzë në qoftë se nuk merret me sport nuk është e bukur, por sporti të zbukuron më shumë dhe merr një kulturë tjetër, sepse në çdo ekip çdo vajzë e ndjen veten si në familje ashtu siç e ndiej unë te Kinostudio.

 Je ende në adoleshencë, mendon se do ta vazhdosh futbollin, apo do e ndërpresësh?

 Jam e sigurt në veten time që këtë sport nuk do e lë me kaq, pasi jam në një moshë që mund të arrij më shumë në këtë sport. Do e vazhdoj madje do punoj fort, pasi trajneri jonë ka qenë një ndër futbollistët më me emër në Shqipëri dhe ai donte që vajzat që ai drejton në këtë sport të bëhen dikush në jetë. Ai na jep mundësi të stërvitemi jashtë seancave stërvitore që ne të bëhemi më të fortë dhe më profesioniste. Do e vazhdoj derisa të arrij ekipin kombëtar, kjo është ëndrra ime që së shpejti shpresoj ta realizoj.

Kush të frymëzon?

Frymëzimi im është Ronaldo, pasi të gjithë e dimë jetën e vështirë që ai ka kaluar para se të bëhej futbollist, por me pune dhe sakrifica arriti diçka shumë të madhe. Pse mos të arrij dhe unë në nivelet e tij?! (Qesh) dhe mbi të gjitha është një njeri shumë human dhe pse të gjithë thonë egoist, por ai mbetet më i miri në botë. Në radhë të parë si njeri dhe në radhë të dytë si futbollist.

livia3.jpg

livia2.jpg

livia1.jpg

 

 

 

 

 

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kualifikim ëndrrash për Partizanin, Hoxha ndalon hungarezët
Kukësi "zgjohet" nga ëndrra, përfundon aventura europiane »
Article Logic
Execution time: 0.018189191818237
array(1) { ["section"]=> string(58) "futbolli-i-femrave-livia-fekollari-tregon-frymezimin-47288" }