Futbolli në ankth, 20-vjeçari pëson atak kardiak në fushën e lojës

Publikuar tek: sport, më 23:01 08-07-2017 Futbolli në ankth, 20-vjeçari pëson atak kardiak në fushën e lojës

Ndeshja miqësore e luajtur sot pasdite mes Werder Bremen dhe Ajax Amsterdam u ndërpre në minutën e 72-të, pasi mesfushori i skuadrës holandeze, Abdelhak Nouri pësoi atak kardiak.

Futbollisti 20-vjeçari humbi ndjenjat dhe u përplas në fushën e blertë, teksa stafi mjekësor e kuptoi menjëherë se për çfarë bëhej fjalë dhe vrapoi drejt tij duke i dhënë ndihmën e shpejtë. Futbollistit iu bë për më shumë se 20 minuta masazh në kraharor  nga mjekët, duke përdorur edhe defribilatorin për t'i shpëtuar jetën 20 vjeçarit. Pasi gjendja e tij shëndetësore u stabilizua, Nouri u transportua me helikopter për në spital.

Ndërkohë Klubi i Ajaxit në një deklaratë për shtyp sqaroi se mesfushori 20-vjeçar pësoi një aritmi kardiake. Më tej klubi holandez konfirmoi se gjendja shëndetësore e lojtarit është stabilizuar dhe ai do të qëndrojë në spital në vëzhgim mjekësor gjatë natës së sotme./newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Zgjohet” Inter, vjen goditja e madhe e shumëpritur në merkato
Mehdi Çoba, talenti shkodran siguron kalimin në akademinë prestigjoze të futbollit: Premtoj që shumë shpejt do i bashkohem kombëtares »
Article Logic
Execution time: 0.020860910415649
array(1) { ["section"]=> string(71) "futbolli-ne-ankth-20-vjecari-peson-atak-kardiak-ne-fushen-e-lojes-85507" }