Futbolli në ankth, Pele shtrohet me urgjencë në spital

Publikuar tek: sport, më 19:45 19-01-2018 Futbolli në ankth, Pele shtrohet me urgjencë në spital

Mediat britanike kanë njoftuar se Pelé është shtruar në spital në Brazil, pasi kishte pësuar një përkeqësim të fortë shëndetësor në shtëpi.


Sipas mediave birtanike, mjekët po e monitorojnë gjendjen shëndetësore të tij. Për fat të mirë, nuk ka asnjë paralajmërim për diçka më serioze se sa lodhja edhe pse braziliani po mbahet në vëzhgim gjatë gjithë kohës.

Kjo gjendje e përkeqësuar shëndetësore e ka detyruar Pele të anulojë një udhëtim të planifikuar në Londër këtë fundjavë ku ai ishte I ftuar në një ceremoni në nder të karrierës së tij në futboll.

Specialistët mendojnë se ky shëndet kaq i dobët i Pele në këtë moshë vjen si rezultat i sforcos fizike që ai ka bërë në vitit e fundit të karrirës para se të linte futbollin. Braziliani në atë periodhë luajti për më shumë se 12 muaj i dëmtuar, madje dhe ndeshje të plota.

Tre herë fituesi i kupës së botës, Pele në ceremoninë për hedhjene  shortit të botërorit të Rusisë u pa i ulur në një karrige, pasi ishte i pafuqishëm për të qendruar në këmbë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E bujshme, një nga 10 njerëzit më të pasur në vend, pranon të blejë klubin e njohur shqiptar
Merkato, Tottenham bën gati ofertën për yllin e PSG »
Article Logic
Execution time: 0.043083906173706
array(1) { ["section"]=> string(60) "futbolli-ne-ankth-pele-shtrohet-me-urgjence-ne-spital-107202" }