Futbollistët e Shqipërisë dhe Zvicrës do ndjekin para ndeshjes koncertin e Elina Dunit

Publikuar tek: sport, më 19:51 07-06-2016 Futbollistët e Shqipërisë dhe Zvicrës do ndjekin para ndeshjes koncertin e Elina Dunit

Përpara se t’i drejtohen stadiumit futbollistët e Shqipërisë dhe Zvicrës do të ndalen në muzeun e Louvre-Lens për të ndjekur koncertin e këngëtares shqiptare të jazz-it, Elina Dunit.

Koncerti do të fillojë në orën 18:30 dhe organizohet nga Ambasadat e Shqipërisë dhe Zvicrës në Paris. Duni prej vitesh këndon në skenat zviceriane, duke fituar zemrat e publikut helvet.

Pasi të ndjekin interpretimin e Elina Dunit, futbollistët do të drejtohen për në stadium, ku në orën 21:00 do të zbresin në fushën e lojës për ndeshjen e parë të tyre në Euro 2016. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Stërvitja e pasdites e Kombëtares, një festë për qytezën franceze
Shikoni atmosferën në të cilën stërviten djemtë e kombëtares dhe të preferuarin e tifozëve për “selfie” (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.020162105560303
array(1) { ["section"]=> string(92) "futbollistet-e-shqiperise-dhe-zvicres-do-ndjekin-para-ndeshjes-koncertin-e-elina-dunit-42771" }