Futbollistët nuk kanë një tapet të kuq të shtruar kur zbresin nga avioni, por…një fushë futbolli

Publikuar tek: sport, më 13:30 06-06-2016 Futbollistët nuk kanë një tapet të kuq të shtruar kur zbresin nga avioni, por…një fushë futbolli Mberritja e kombetares shqiptare ne France

Do të ketë disa detaje interesante pritja e të 24 ekipet që po marrin pjesë në Euro2016 në Francë. Kështu, nisur nga një foto që ka shpërndarë vetë faqa zyrtare e FSHF-së, kombëtarja jonë në mbërritjen në Francë, në aeroport, nga Bergamo, është pritur nga një delegacion i UEFA pikërisht në orën 13.20 ku edhe ka zbritur.

Ceremoniali I përcaktuar nga UEFA do të jetë I njëjtë për të gjitha ekipet që do të mbërrijnë në francë. Në vend të tapetit të kuq, cunat që do të luajnë futboll, do të kenë një tapet jeshil, me vijëzimet e një fushe futbolli. Të gjitha ceremonialet e mbërritjes së ekipeve do të filmohen nga kamerat e grupet e UEFA dhe do të përdoren në kanalet e tyre digitale.

“Në aeroport ka dalë për të pritur ekipin edhe kryetari i bashkisë së qytetit ku do të qëndrojë skuara dhe perfaqësues të tjerë të pushtetit lokal. Nga aeroporti i Lannion, skuadra është nisur për në Hotel L’Agapa ne Perros Guirec, i cili do te jetë edhe rezidenca e Shqipërisë në Europian”, thuhet në njoftimin zyrtar të FSHF.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lorik Cana përcjell selfie nga autobuzi, por komentuesit e pyesin për Berishën
Foto-lajm/ UEFA i uron mirësëardhjen Shqipërisë në Euro 2016, zgjedh këta 2 futbollistë »
Article Logic
Execution time: 0.022422075271606
array(1) { ["section"]=> string(101) "futbollistet-nuk-kane-nje-tapet-te-kuq-te-shtruar-kur-zbresin-nga-avioni-por-nje-fushe-futbolli-42614" }