Futbollisti i Atletiko Madrid, Bare: Nuk jam unë personi në foton nudo

Publikuar tek: sport, më 23:32 10-03-2016 Futbollisti i Atletiko Madrid, Bare: Nuk jam unë personi në foton nudo Rey Manaj dhe Keidi Bare

Futbollisti i Atletiko Madrid, Keidi Bare ka reaguar pas publikimit të një fotoje nudo në profilin e mikut të tij, Rey Manaj. Në foton ku shfaqeshin dy persona nudo ishte etiketuar emri i Keidi Bares.

Megjithatë, futbollisiti i Kombëtares Shqiptare U21 shprehet se e gjitha kjo është një keqkuptim dhe çdo gjë është ekzagjeruar. Sipas Bares, “popullit nuk i pëlqen suksesi, por pëlqen të merren me llafe”.

Për publikimin e fotos ka reaguar edhe futbollisti i Interit, Manaj, i cili ka akuzuar dhe ka kërcënuar mediat për transmetimin e një postim që është kryer në profilin e tij zyrtar.

Reagimi i Keidi Bares:

Dua të sqaroj një keqkuptim që ka ndodhur në rrjetet sociale pasi është e pavërtetë dhe për këtë dua të pastroj imazhin tim nga këto budalliqe pasi nuk është hera e parë që ndodh një keqkuptim i tillë për mua në rrjetet sociale pasi kam pasur edhe më përpara të njëjtat probleme pasi ka shumë adresa fallco që janë në emrin tim dhe me fotot e mia. Një sqarim i vogël, ndihem i detyruar ta bëj këtë sqarim edhe pse nuk jam unë ai që është publikuar në rrjetet sociale , ndihem i detyruar ta bëj sqarimin për respekt të tifozave dhe dashamirësve të mi . Nga një anë ndihem i turpëruar jo për shkak të fotos së publikuar por për shkak se qimja bëhet tra. Popullit nuk ju pëlqen suksesi por ju pëlqen të merren me llafe dhe të shpikin llafe, prandaj ne nuk ecim si popull për shkak të dallavereve që krijojnë njerëzit dhe kush populli yt.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Në profilin e Rey Manaj publikohet kjo foto nudo në vaskë, e zhduk pas disa sekondash
Kosova drejt UEFA-s, Serbia e dorëzuar »
Article Logic
Execution time: 0.023097038269043
array(1) { ["section"]=> string(74) "futbollisti-i-atletiko-madrid-bare-nuk-jam-une-personi-ne-foton-nudo-34787" }