Futbollisti i Kombëtare rrëfen emocionet e forta të përjetuara në vendlindje: Jam i rrënqethur, më dukej vetja si në ëndërr

Publikuar tek: sport, më 18:01 19-11-2015 Futbollisti i Kombëtare rrëfen emocionet e forta të përjetuara në vendlindje: Jam i rrënqethur, më dukej vetja si në ëndërr

Futbollistët e Kombëtares shqiptare me kualifkimin në Euro2016 dhe performancës së mirë në klubet ku ata bëjnë pjesë, janë kthyer në heronjë për të gjithë shqiptarët, ndërsa shpesh herë cilësohen si krenaria e qytetit apo fshatit nga ata vijnë.

Mbrojtësi Naser Aliji ka rrëfyer emocionet që ka përjetuar gjatë pritjes që i është bërë në fshatin e tij të lindjes në Nikushtak, si dhe në ceremoninë e organizuar në Kumanovë. Çdo gjë i është dukur si një ëndërr, Alijit, i cili falenderon të gjithë mbështetësit e tij për emocionet që i dhuruan.

Reagimi i Naser Alijit:

Të dashur miq të fb dhe ju fansa të mi dhe të Kombëtares!

Tashmë kur jam kthyer në Zvicër, do t’ju rrëfej për emocionet e mija që përjetova gjatë pritjes dhe respektit që ma bënë bashkëvendësit e mi.

“Jo më kotë thonë se ‘Guri i rëndë peshon në vend të vet’. Dhe, unë këtë e kuptova ditën e martë, e cila ditë do të mbetët një nga kujtimet më të bukura në jetën time.

Fillimisht dua ta falënderoj kreun e komunës së Likovës, Sadulla Duraku me bashkëpunëtorët e tij për pritjen e ngrohtë në zyrat e tyre. I falënderoj për mirënjohjen që kishin përgatitur për mua. Është nga çmimet më të rëndësishme për mua, sepse vjen nga vendi ku jam lindur.

Edhe më emocionuese ishte pritja në fshatin tim të lindjes, Nikushtak. Pritja në shkollë nga nxënësit, arsimtarët dhe bashkëqytetarët e tjerë nuk mund të përshkruhet me fjalë. Brohoritja e emrit tim gjatë gjithë kohës më bën krenar që i takoj këtij vendbanimi. Transparentet e ndryshme në emrin tim, torta gjigante në formë stadiumi dhe gjërat e tjera ishin dhuratat më të mira që kam marrë ndonjëherë. U mundova të përmbahem, por lotët më tradhtuan.

Por këtu surprizat për mua nuk përfunduan. Rrugëtimi im vazhdoi në Kumanovë, atje ku unë se dija se çka po më priste. Dhe, papritmas nga një turmë njerëzish fillova të dëgjojë emrin tim. Kishin qenë tifozët Ilirët që më kishin përgatitur befasinë e radhës, diçka e pa përjetuar ndonjëherë. Më dukej vetja si në ëndërr.

Dhe, kulmi i gjithë këtij përjetimi të rrallë dhe të papërsëritshëm ndodhi në sallë, atje po më prisnin qindra njerëz, të të gjitha moshave.

Isha i rrëqethur nga pritja. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Nuk e kam pritur një gjë të tillë. Ende jam shumë i emocionuar nga gëzimi.

Për fund, nuk di çka të them, veçse t’ju falënderojë të gjithëve për atë që bëtë për mua. Faleminderit banorëve të Nikushtakut, Rinisë së këtij fshati, organizatorëve Mevludin Sinani, Avni Ademi, Amet Murseli, gazetarin sportiv Reshat Ibrahimi, kreun e Likovës, tifozët Ilirët, atyre që më ndanë mirënjohje, për këtë ditë të paharrueshme. Ishit të mrekullueshëm. Nuk kishte gjë më të mirë se kur të respektojnë në vendin tënd.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Futbollisti i Zvicrës nënvlerëson Shqipërinë: Është argëtuese të përballësh me ta
Etika/ Nisin hetimet për Tërbuni-Bylis, do thërriten si dëshmitarë zyrtarët e ndeshjes »
Article Logic
Execution time: 0.018640995025635
array(1) { ["section"]=> string(127) "futbollisti-i-kombetare-rrefen-emocionet-e-forta-te-perjetuara-ne-vendlindje-jam-i-rrenqethur-me-dukej-vetja-si-ne-enderr-25829" }