Futbollisti i kombëtares shqiptare kalon te ekipi i Panathinaikos

Publikuar tek: sport, më 18:16 10-01-2018 Futbollisti i kombëtares shqiptare kalon te ekipi i Panathinaikos

Mesfushori shqiptar i PAOK-ut që nuk po gjen më hapësira në radhët e skuadrës nga Selaniku, ka marrë një ofertë nga skuadra e Panathinaikos.

Në fakt, dy klubet kanë nisur bisedimet prej kohësh për transferimin e brazilianit Rodrigo Molento në Athinë, por gjatë ditëve të fundit në paketën e plotë të transferimeve është propozuar edhe lojtari kuqezi që e ka pranuar menjëherë ofertën por edhe Dimitris Konstantinidis.

Aktualisht, topi është në këmbët e brazilianit i cili duhet të thotë “po” për të kompletuar transferimi e tre lojtarëve të PAOK-ut në radhët e skuadrës së gjelbër. Për momentin palët po diskutojnë mundësinë kartonët e të tre lojtarëve të ndahen në mënyrë të barabartë me nga 50 %.

Gjithsesi, nuk përjashthet mundësia që transferimi i Kaçes të bëhet i plotë në radhët e Panathinaikos nëse klubi kryeqytetas derdh 800 mijë Euro për të tre emrat e sipërpërmendur, shkruan Supersport.

Gjithsesi, edhe në rast se operacioni për brazilianin Molento nuk mbyllet, Kaçe me shumë mundësi do të zhvendoset në Athinë për të nisur një kapitull të ri në karrierën e tij. Gjatë muajve të fundit, zërat për largimin e tij nga PAOK-u janë shtuar pasi mesfushori shqiptar nuk është prej kohësh në planet e klubit dhe një destinacion i ri do ta ndihmonte lojtarin të rihynte fuqishëm në orbitën e Kombëtares Shqiptare.

dfeg4g34g.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputeti i PS në garë për postin e Presidentit të FSHF-së, nesër zyrtarizon kandidaturën
Nuk kanë të ndalur largimet nga Liverpool, ky është 'ylli' tjetër që bën gati valixhet »
Article Logic
Execution time: 0.018553018569946
array(1) { ["section"]=> string(72) "futbollisti-i-kombetares-shqiptare-kalon-te-ekipi-i-panathinaikos-106120" }