“Nëse dëshiron të lypësh jashtë ndonjë supermarketi, bëje dhe nëse dëshiron të vjedhësh, vidh” kështu deklaron për ‘The Mirror’ nëna e futbollistit të Manchester Cityt, Nolito, Rocio Agudo i cili sipas saj e ka braktisur duke e lënë mes katër rrugëve.
Sipas saj Nolito fiton 112 mijë euro në në javë dhe asaj I ka lënë të papaguar qiranë pas një zënke që ka patur me të. Ajo deklaron se tashmë jeton së bashku me fëmijët e saj në një ndërtesë të braktisur duke I kërkuar lëmoshë të tjherëve.
“Jam e sigurt se asnjë nënë e ndonjë futbollisti të Premier League nuk jeton si unë. Hyra në shtëpinë ku jam tani në tetorin e kaluar, pasi Nolito ndaloi të ma paguante qiranë…”.
Por jam e tmerruar se mund të më nxjerrin në rrugë në çdo kohë, me dy fëmijë të vegjël, ndërsa nuk kam ku të shkoj”, ka thënë nëna e futbollistit.