Futbollisti i njohur rrëfen dramën familjare: Im bir po lufton për jetën...

Publikuar tek: sport, më 20:17 03-01-2018 Futbollisti i njohur rrëfen dramën familjare: Im bir po lufton për jetën...

David Silva është duke kaluar një moment shumë të mirë sa i përket karrierës profesionale, por duket se jo gjithçka shkon siç duhet për të edhe në aspektin personal.

Në një postim në rrjetet sociale, Silva ka treguar një dramë familjare që është duke kaluar.

Ai ka treguar se ka ardhur në jetë djali i tij, por që për fat të keq ka një problem shëndetësor dhe është duke luftuar për jetën.

Silva ka falenderuar të gjithë mbështetësit dhe më veçanërisht shokët e skuadrës që e kanë kuptuar në këtë situatë.

“Dua t’ju falenderoj të gjithëve për mesazhet e dashurisë dhe respektit që kam marrë këtë javë. Një falenderim special për të gjithë shokët e skuadrës dhe trajnerit që më kuptuan situatën ku cilën ndodhem. Dua të ndaj me të gjithë ju lajmin për lindjen e tim biri, Matteo që erdhi në jetë shumë përpara kohe dhe po lufton me jetën”,- ka treguar David Silva.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Brezi i lojtarëve të mëdhenj, legjenda e futbollit vlonjat mbush sot 75 vjeç
Mbyllen dy derbet, triumfon Juventus, Chelsea dhe Arsenal ndahen në barazim »
Article Logic
Execution time: 0.016935110092163
array(1) { ["section"]=> string(78) "futbollisti-i-njohur-rrefen-dramen-familjare-im-bir-po-lufton-per-jeten-105325" }