Futbollisti i Spanjës i kërkon falje Lenjanit, zbardhet mesazhi privat

Publikuar tek: sport, më 22:20 13-10-2016 Futbollisti i Spanjës i kërkon falje Lenjanit, zbardhet mesazhi privat

Gjatë ndeshjes Shqipëri – Spanjë që u luajt në “Loro Boriçi”, në minutën e fundit të pjesës së parë futbollisti i Bayern Munchen, Thiago Alcantara u përplas me mesfushorin e krahut të majtë të kombëtares, duke e çarë në vesh dhe duke e detyruar që të lërë fushën e lojës.

Lenjani që aktivizohet me Rennes në kampionatin francez është detyruar që të shkojë me urgjencë në spital, ku ka bërë disa qepje në vesh dhe do të mungojë për 15 ditë në fushën e lojës.

Por, Thiago Alcantara e ka ndjerë gabimin, duke i kërkuar falje me anë të një mesazhi të dërguar në rrjetet sociale drejt Lenjanit. Në tekst shkruhet: “Përshëndetje Ermir. Më fal për gjuajtjen që të bëra aksidentalisht. Ju lutem pranojeni keqardhjen time dhe shpresoj që ju të bëni një shërim të shpejtë. Dhe nëse të nevojitet diçka, më thuaj. Urimet më të mira, Thiago Alcantara!”, mbyllet teksti i dërguar nga lojtari.

Screenshot_10.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018824100494385
array(1) { ["section"]=> string(75) "futbollisti-i-spanjes-i-kerkon-falje-lenjanit-zbardhet-mesazhi-privat-56096" }