Futbollisti i Zvicrës nënvlerëson Shqipërinë: Është argëtuese të përballësh me ta

Publikuar tek: sport, më 20:16 19-11-2015 Futbollisti i Zvicrës nënvlerëson Shqipërinë: Është argëtuese të përballësh me ta

Kur të gjitha ekipet nacionale të kualifikuara për në “Francë 2016” janë në pritje të shortit i cili do të hidhet më 12 dhjetor dhe do të mësohen edhe kundërshtarët e grupeve, gazeta zvicerane “blick.ch” ka pyetur disa nga futbollistët e kombëtares së saj se cilat ekipe janë të preferuarat për të qenë pjesë e grupit ku ata do caktohen.

Lojtari i kombëtares zvicerane, Fabian Schär, preferon që në grup të jetë: Gjermania, Çekia dhe Shqipëria. Kjo e fundit sipas tij është një kombëtare e lehtë. “Të jesh në një grup më Shqipërinë do të ishte argëtuese”, ka thënë ai për “blick”, transmeton albinfo.

Të njëjtën preferencë e ka edhe futbollisti i Basel-it, Michael Lang. Por, ndryshe nga Fabian Shär, ai kombëtaren shqiptare dhe atë çeke e pëlqen në grup më shumë për t’u ballafaquar më shokët e tij që luajnë në ekipin e Basel-it. “ Ne te Baseli kemi tre lojtarë të që luajnë për kombëtaren shqiptare dhe dy për çekinë”, shprehet ai.

Sipas anketës që ka bërë gazeta zvicerane deri më tani 56,7 % e ankëtuesve janë pro për të qenë në grup më Shqipërinë, ndërsa 43,3 % kundër.

Vazo 1: Franca, Spanja, Germania, Anglia, Portugalia, Belgjika.

Vazo 2: Italia, Rusia, Zvicra, Austria, Kroacia, Ukraina.

Vazo 3: Republika Cceke, Suedia, Polonia, Rumania, Sllovakia, Hungaria.

Vazo 4: Turqia, Irlanda, Islanda, Uellsi, Shqipëria, Irlanda e Veriut.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja banderola që ju ndalua “Tifozave Kuq e Zi” në ndeshjen kundër Gjeorgjisë, publikohen fotot e dhunës
Futbollisti i Kombëtare rrëfen emocionet e forta të përjetuara në vendlindje: Jam i rrënqethur, më dukej vetja si në ëndërr »
Article Logic
Execution time: 0.019265174865723
array(1) { ["section"]=> string(86) "futbollisti-i-zvicres-nenvlereson-shqiperine-eshte-argetuese-te-perballesh-me-ta-25838" }