Kombëtarja shqiptare në vitet e fundit është dalluar për atmosferën pozitive që e karakterizon.
Kjo gjë vazhdon edhe pse është ndërruar trajneri dhe rregullat janë bërë disi më të ngurta. Por kjo gjë nuk do të thotë se futbollistët e rinj në kombëtare t’i shpëtojnë “testit” e këngëtarit.
Këtë gjë duket se më shumë humor dhe të qeshura e ka kaluar edhe hyrja më e re në kombëtare, Astrit Ajdareviç.
Futbollisti që luan aktualisht në Greqi, ka kënduar para gjithë shokëve të skuadrës duke krijuar një atmosferë shumë pozitive. Fotot janë bërë publike nga mbrojtësi i kombëtares, Andi Lila që njihet për situatat e humorit që krijon.
Në datë 13 nëntor kombëtarja shqiptare do të luaj përballë Turqisë në një ndeshje miqësore.