Futbollisti Mërgim Mavraj probleme shëndetësore. Në dilemë De Biasi

Publikuar tek: sport, më 12:42 25-03-2015 Futbollisti Mërgim Mavraj probleme shëndetësore. Në dilemë De Biasi Futbollisti Mërgim Mavraj

Futbollisti Mërgim Mavraj thuhet se do të mungojë në skuadrën e kombëtares tonë në ndeshjen e së dielës Shqipëri-Armeni. Mavraj nuk ka qenë i pranishëm as në stërvitjet paraprake.

Shkak për mungesën e tij është një lëndim që ka pësuar gjatë një seance stërvitore, por një deklaratë zyrtare për gjendjen shëndetësore të detajuar të Mavrajt pritet të  japë stafi mjekësor në orët në vazhdim. Gjendja e Mavraj duket se e ka vënë në dilemë trajnerin e kombëtares De Biasi i cili po mendon për një zëvendësim të mundshëm të Mavraj.  Ndeshja do të luhet në kuadër të eliminatorëve EURO 2015 ditën e dielë në stadiumin e Elbasanit.

Vëmendja e publikut tashmë është fokusuar në qytetin e Elbasanit ku do të luhet ndeshja Armeni-Shqipëri.  Policia ka bërë gati planin e masave që do të zbatohen ditën e dielë. Hyrja në stadium do të bëhet 2 orë përpara dhe do të bllokohet rruga nga bashkia deri te shkolla pedagogjike. Pritet që të vijnë rreth 140 tifozë të Armenisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Naser Aliji, shqiptari i parë nga Maqedonia në Kombëtaren shqiptare
Vijon rikonstruksioni i stadiumit “Selman Stërmasit” »
Article Logic
Execution time: 0.011931180953979
array(1) { ["section"]=> string(71) "futbollisti-mergim-mavraj-probleme-shendetesore-ne-dileme-de-biasi-6893" }