Ashtu siç edhe kishte premtuar kryeministri Edi Rama pas fitores ndaj Rumanisë, të gjithë lojtarët e kombëtares shqiptare të futbollit janë pajisur me pasaporta diplomatike.
Një ndër ta është edhe Ergys Kaçe, i cili tregon në Facebook-un e tij, pasaportën diplomatike dhe shkruan “Faleminderit”.