“Fytyra ëngjëllore e kapitalizmit sadist të shekullit të 19-të”, gazetari për supervizoren në Tiranë që i ulërinte punonjësve

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:05 09-05-2017 “Fytyra ëngjëllore e kapitalizmit sadist të shekullit të 19-të”, gazetari për supervizoren në Tiranë që i ulërinte punonjësve

Nga Mentor Kikia

Fotoja e kësaj gruaje të bukur është përhapur dy ditët e fundit kudo nëpër rrjetet sociale. Dikush e kishte regjistruar ndërsa u bërtiste, shante, ofendonte e u ulërinte të rinjve që punonin në një call center, IDS. Nuk dua të zgjatem shumë. Ky lloj drejtuesi është një rracë e përhapur në sipërmarrjet private apo publike. Arrogantë, inferiorë, injorantë, servilë, abuzues, të paaftë për të drejtuar përmes një komunikimi normal e profesional, ata shndërrohen në kafshë duke demonstruar si virtut dhunën verbale ndaj atyre që kanë nën kontroll. Pronarëve u pëlqen kjo rracë se “ua mbledh punëtorëve”.

Në fakt ata janë një specie e ndyrë, që kontribojnë shumë për falimentin e kompanisë.  
Por të kalojmë tek roli që shteti duhet të ketë këto lloj sipërmarjesh. Natyrisht shteti nuk ndërhyn për ti rekomanduar pronarit kë të emërojë menaxher. Por në komentet e shumta që lexova mbi këtë rast, të shkruara nga të rinj që kishin punuar këtë këtë kompani, mësova( jo se nuk e dija) për mënyrën e shfrytëzimit të të rinjve. Për punët janë orarit pa pagesë dhe për dhunën vërbale që ushtrohet në mënyrë sistematike ndaj tyre. Kjo nuk është fenomen vetëm call center-ash, por kudo në sipërmarrje private, shiritat e të cilave i presin politikanët si shembuj të uljes së papunësisë. Në të tilla sipërmarrje nuk bëhet fjalë për sindikalizëm, por as për rol shteti, në respektimin e të drejtave elementare të punëtorëve.

Të paktën numrin e orëve të punës në ditë dhe numrin e ditëve të punës në javë. Ky ka qenë kapitalizmi i fillim shekullit të 19 në SHBA e Angli, ku pronarët caktonin njerëz të dhunshëm e me armë që të detyronin punëtorët të punonin jashtë orarit, e të shtronin në dru cdokënd që kërkonte ndonjë të drejtë. Ky soj menaxherësh shqiptarë, nuk kanë armë në dorë dhe nuk mbajnë mustaqe, por janë po aq harbutë në sjellje me punëtorët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029484987258911
array(1) { ["section"]=> string(128) "fytyra-engjellore-e-kapitalizmit-sadist-te-shekullit-te-19-te-gazetari-per-supervizoren-ne-tirane-qe-i-ulerinte-punonjesve-78030" }