Gabimi i Berishës i jep një pikë Torinos

Publikuar tek: sport, më 23:37 02-12-2017 Gabimi i Berishës i jep një pikë Torinos

Në javën e 15-të të Serie A, Torino dhe Atalanta u ndanë në një barazim 1 me 1.

Dhe ai që pati ndikimin më të madh në këtë rezultat ishte pikërisht portieri shqiptar Etrit Berisha.

Në fillim do të ishin torinezët ata që kaluan të parët në avantazh, rezultat të cilin do e mbanin për disa minuta rresht. Torinezët do e gjenin golin falë një gabimi të Etrit Berishës në zonë, gabim nga i cili përfitoi N’Koulou që çoi topin në rrjetë.

Por me fillimin e pjesës së dytë bergamaskët do të hidheshin në sulm për të kërkuar golin e barazimit, të cilin do e gjenin me anë të Iliçiç.

Pas kësaj ndeshje të dyja skuadrat kanë nga 20 pikë dhe ndajnë vendet e 10-ta dhe të 11-ta në tabelën e renditjes.

Më shumë në këtë kategori: « Trajneri i kombëtares Panuçi feston 2 vjetorin e martesës, zbulohet vendi ekzotik ku po “arratiset” italiani
Të gjithë krenarë për Romela Begajn, shpallet kampione bote në peshëngritje »
Article Logic
Execution time: 0.0040550231933594
array(1) { ["section"]=> string(47) "gabimi-i-berishes-i-jep-nje-pike-torinos-101730" }