Gabimi i kapur nga ekspertët ndërkombëtarë në draft, dyshime për manipulim

Publikuar tek: politike, më 14:10 15-01-2016 Gabimi i kapur nga ekspertët ndërkombëtarë në draft, dyshime për manipulim

Ekspertët ndërkombëtarë konstatojnë përkthim jo të saktë të draftit në nenin 179, paragrafi 9, në tryezën me anëtarët e Komisionit të Posaçëm, për Reformën në Drejtësi. Një gjë e tillë ka ngjallur dyshime se nuk bëhet fjalë thjesht për një përkthim jo korrekt por për një manipulim të qëllimshëm nisur nga semantika qartësisht ndryshe e dy paragrafëve.

Eksperti i misionit amerikan për drejtësinë ka sjellë në vëmendje këtë gabim që në fakt, duhej shkruar si më poshtë:

Neni 179 paragrafi 9 (Jo i saktë)

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda pushojnë së funksionuari me hyrjen në fuqi të këtij ligji. Gjyqtarët dhe prokurorët pranë këtyre gjykatave brenda 2 muajve nga krijimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë i nënshtrohen procedurës së verifikimit sipas rregullave të parashikuara në nenet 135 paragrafi 3 dhe 148 paragrafi 3 të Kushtetutës. Pas përfundimit me sukses të ketij procesi ata, me kërkesë të tyre. Emërohen gjyqtarë dhe prokurorë. Shqyrtimi i mëtejshëm i çështjeve në gjykim pranë këtyre gjykatave rregullohet me ligj.

Neni 179 paragraf 9 (Përkthimi i saktë)

9. Gjykata e shkallës së parë dhe gjykata e apelit sipas neneve 135 paragrafi 3 dhe paragrafit 3 të Kushtetutës krijohen 2 muaj pas konstituimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sipas Iigjitt. Pas krijimit të këtyre gjykatave Shkalles së Parë për Krimet e Renda dhe Gjykata e Apelit per Krimet e Rënda së funksionuari. Gjyqtarët dhe prokurorët pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet  e Rënda dhe Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda emërohen gjyqtarë dhe pranë gjykatave të krijuara sipas nenit 135 paragrafi 3 dhe 148 paragrafi 3  pas përfundundimit me sukses të procesit të verifikimit  të pasurisë dhe të figurës, llogarive bankare, transaksioneve financiare dhe telekomunikimeve personale dhe të familjarëve të tyre të afërt. Shqyrtimi i çështjeve para gjykatës së shkallës së parë për krimet e rënda dhe gjykatës së apelit per krimet e rënda rregullohet me ligj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Belind Këlliçi i PD uron të rinjtë e Partisë Socialiste
Xhafaj: PS do të kapë drejtësinë?! Si ta kapim kur duhen 84 deputetë? Nuk ka supermaxhorancë, ju keni thënë që është divorcuar »
Article Logic
Execution time: 0.0041770935058594
array(1) { ["section"]=> string(79) "gabimi-i-kapur-nga-ekspertet-nderkombetare-ne-draft-dyshime-per-manipulim-30084" }