Gafa e medias shqiptare me lajmin e ditës: Si i vdiqën 6 të vdekur nga mishi i pulave dhe derrit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:47 26-10-2016 Gafa e medias shqiptare me lajmin e ditës: Si i vdiqën 6 të vdekur nga mishi i pulave dhe derrit

Nëse do kishte një rubrikë për “Titujt e ditës”, ky padyshim do ishte në krye të listës.

“Mishi i pulave dhe derrit me antibiotikë, vdesin 6 të vdekur”. Kështu e titullon artikullin e saj revista “Shije”, një nga revistat më serioze e të ndjekura në vend. Me gjasë, artikullshkruesi ka dashur të thotë, 6 persona por në fakt ka shkruar 6 të vdekur. Por, artikulli është vërtet shqetësues ndaj pavarësisht titullit “Vdesin 6 të vdekur”, lajmi është ky:

ssss.png

"Një investigim tronditës ka zbuluar se britanikët po rrezikojnë jetën e tyre, duke ngrënë mish të fryrë me antibiotikë. Ndërsa në Danimarkë 6 persona kanë vdekur, deri tani nga transmetimi i virusit prej kafshëve. “The sun” shkruan se E. Coli që vret rreth 5 mijë persona në vit, është zbuluar në copat e pulave në 7 supermerkatot kryesore në Angli. E. Coli është i lidhur me ‘sepsis’ (infeksion i përgjithshëm) dhe infeksione të sistemit urinar. Mark Holmes, nga departamenti i Veterinarisë në Universitetin e Kembrixhit ka bërë testet. “Sa herë që dikush sëmuret, në vend që thjesht të helmohet nga ushqimi, ai mund të marrë edhe një virus që është rezisten ndaj antibiotikëve,’ - tha ai për ‘Mail Online’. “Nëse ata zhvillojnë ‘sepsis’ ose infeksion të sistemit urinar, atëherë ata do të kenë rezistencë ndaj antibiotikëve më të lehtë. Derisa të gjendet antibiotiku më i mirë, atëherë virusi mund të dalë jashtë kontrollit dhe të shkojë deri në rrezik vdekjeje për njerëzit,” - tha ai.

Një virus i tillë, MRSA CC398 është zbuluar në Britani, te mishi i derrit që shitej në supermerkato. Virusi mund të transmetohet te njerëzit që kanë ngrënë mish të infektuar, dhe më pas transmetimi bëhet nga njeriu te njeriu ai mund të eliminohet gjatë gatimit, por mund të depërtojë në rastet ku mungon higjiena. Madje, fermat në Britani, sipas medieve, nuk janë të skanuara për virusin MRSA CC398. Vetë fermerët mund ta marrin këtë sëmundje nga kafshët e infektuara dhe t’ua kalojnë të tjerëve. Në Danimarkë, dy të tretat e fermave të derrave u infektuan nga MRSA CC398. Tashmë, kjo ka marrë përmasat e një krize të madhe për sigurinë e publikut, pas përhapjes në masë gjatë dekadës së fundit.

Një investigim tronditës ka zbuluar se britanikët po rrezikojnë jetën e tyre, duke ngrënë mish të fryrë me antibiotikë. Ndërsa në Danimarkë 6 persona kanë vdekur, deri tani nga transmetimi i virusit prej kafshëve. “The sun” shkruan se E. Coli që vret rreth 5 mijë persona në vit, është zbuluar në copat e pulave në 7 supermerkatot kryesore në Angli. E. Coli është i lidhur me ‘sepsis’ (infeksion i përgjithshëm) dhe infeksione të sistemit urinar. Mark Holmes, nga departamenti i Veterinarisë në Universitetin e Kembrixhit ka bërë testet. “Sa herë që dikush sëmuret, në vend që thjesht të helmohet nga ushqimi, ai mund të marrë edhe një virus që është rezisten ndaj antibiotikëve,’ - tha ai për ‘Mail Online’. “Nëse ata zhvillojnë ‘sepsis’ ose infeksion të sistemit urinar, atëherë ata do të kenë rezistencë ndaj antibiotikëve më të lehtë. Derisa të gjendet antibiotiku më i mirë, atëherë virusi mund të dalë jashtë kontrollit dhe të shkojë deri në rrezik vdekjeje për njerëzit,” - tha ai.

Një virus i tillë, MRSA CC398 është zbuluar në Britani, te mishi i derrit që shitej në supermerkato. Virusi mund të transmetohet te njerëzit që kanë ngrënë mish të infektuar, dhe më pas transmetimi bëhet nga njeriu te njeriu ai mund të eliminohet gjatë gatimit, por mund të depërtojë në rastet ku mungon higjiena. Madje, fermat në Britani, sipas medieve, nuk janë të skanuara për virusin MRSA CC398. Vetë fermerët mund ta marrin këtë sëmundje nga kafshët e infektuara dhe t’ua kalojnë të tjerëve. Në Danimarkë, dy të tretat e fermave të derrave u infektuan nga MRSA CC398. Tashmë, kjo ka marrë përmasat e një krize të madhe për sigurinë e publikut, pas përhapjes në masë gjatë dekadës së fundit."

vdesin.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.29550004005432
array(1) { ["section"]=> string(101) "gafa-e-medias-shqiptare-me-lajmin-e-dites-si-i-vdiqen-6-te-vdekur-nga-mishi-i-pulave-dhe-derrit-57453" }