Gafa e medias spanjolle që bëri xhiron e rrjetit: Kombëtaren shqiptare e quan Maqedoni

Publikuar tek: sport, më 11:12 06-10-2017 Gafa e medias spanjolle që bëri xhiron e rrjetit: Kombëtaren shqiptare e quan Maqedoni

E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” ka publikuar në faqen e saj zyrtare formacionet e dy skuadrave Spanjë- Shqipëri që do të luajnë sot në darkë për ndeshjet eleminatore të Kampionatit Botëror Rusi 2018.

Por bie në sy një gabim që është bërë tek publikimi i fotos ku lart në cep ku duhet të shkruhet emri i kombëtares dhe poshtë emri i trajnerit, në vend të emrit Shqipëri (Albania) është shkruar Maqedoni (Macedonia).

Nuk dihet ende nëse është një gabim pa dashje apo Shqipëria është cilësuar enkas me një emër të tillë por nuk është hera e parë që mediat spanjolle bëjnë një “gafë” të tillë sepse para disa ditësh në momentin kur trajneri i Shqipërisë Christian Panucci njoftoi se nuk do të merrnin pjesë tre lojtarët Thomas Strakosha, Burim Kukeli dhe Odise Roshi, e përditshmja spanjolle “As” shkruajti se këta lojtarë do të ishin në formacionin titular të ekipit kombëtar.

Screenshot_2.jpg

formati.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndeshja me Spanjën, zbulohet formacioni ndryshe që Panucci hedh sot në fushë
Ndodh për herë të parë, 4 kupa bote mbërrijnë në Shqipëri »
Article Logic
Execution time: 0.024219036102295
array(1) { ["section"]=> string(91) "gafa-e-medias-spanjolle-qe-beri-xhiron-e-rrjetit-kombetaren-shqiptare-e-quan-maqedoni-94937" }