Gafa e ministres së Kulturës në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:16 17-05-2015 Gafa e ministres së Kulturës në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës

Gjatë natës së mbylljes të Festivalit Folklorik të Gjirokastrës ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, gjatë fjalës së saj, ka bërë një lapsus çka shkaktoi jo pak buzëqeshje në publik.

“Jemi të nderuar që në Festivalin Folklorik kanë marrë pjesë fëmijë nga mosha 5 deri në 105 vjeç”, tha ministrja e Kulturës.

Ndoshta ministrja e Kulturës ka patur ndërmend pjesëmarrësit më të vegjël në moshë si dhe atë më të moshuarin, lahutarin 105 vjeçar Gjok Nonaj, duke dashur të shprehet se në Festival kanë marrë pjesë si fëmijë nga mosha 5 vjeç e deri te më i moshuari, 105 vjeçari me lahutë përfaqësues i familjes Nonaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020968914031982
array(1) { ["section"]=> string(74) "gafa-e-ministres-se-kultures-ne-festivalin-folklorik-te-gjirokastres-11340" }