Gafa e Nishanit/ Propozon 27 shkurtin ditë të përkujtimit, është shpallur 20 shkurti që në 2010

Publikuar tek: politike, më 13:59 23-02-2015 Gafa e Nishanit/ Propozon 27 shkurtin ditë të përkujtimit, është shpallur 20 shkurti që në 2010 Faksimile e ligjit të miratuar nga Parlamenti që në vitin 2010 që përcakton datën 20 shkurt si ditën e kujtimit të viktimave të komunizmit

Duket se presidenti i Republikës e ngatërron kalendarin e ditëve përkujtimore për viktimat e komunizmit. Në konferencën për shtyp ditën e sotme, kreu i shtetit ka kërkuar që të vendoset një ditë kombëtare kundër komunizmit. Madje sapo propozoi sot të shpallet me ligj data 27 shkurt si dita e nderimit të viktimave të komunizmit.

Nuk dihet nëse është nga mosnjohja e vetë presidentit apo stafeve, por parlamenti shqiptar ka votuar më parë një ditë të tillë të rëndësishme. Sipas ligjit të vitit 2010, kur Bujar Nishani ishte ministër dhe deputet, 20 shkurti është shpallur Dita e Kujtesës Kombëtare në nderim të viktimave të regjimit komunist. Ndërsa 23 gushti është Dita Evropiane për kujtimin e viktimave të komunizmit.

Besim Ndregjoni, i të përndjekurve politikë vlerëson iniciativën e presidentit për të pasur në këtë 25 vjetor një ceremonial ndryshe për rënien e komunizmit. “Eshtë i vetmi institucion që po përpiqet ta përkujtojmë këtë datë. Asnjë institucion tjetër nuk po e bën këtë gjë” thotë Ndregjoni për neësbomb.al.

Por ndërkaq ai thotë se dita e Kujtesës Kombëtare nuk mund të jetë 20 shkurti. Ajo është dita e rënies së bustit të diktatorit, por viktimat e komunizmit nga burgu kanë dalë shumë kohë më vonë. “Ne do të propozonim të ishte në maj” thotë ai.

Pyetjes së neësbomb.al se kjo datë është vendosur nga qeverisja e PD për 20 shkurtin ai thotë: është gabim dhe është e njëanshme. Nuk mund të jetë ajo. Kjo është një datë e vendosur nga politika nëse nuk janë përfshirë shoqatat e të përndjekurve politikë, si aktorët kryesore që duhet të pyesin për caktimin e kësaj date” thotë Ndregjoni.

Ndërkohë që përkujtohet edhe 27 janari, si dita Ndërkombëtare e Kujtesës, edhe në nderim të Hebrenjve

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tom Doshi-ministrave: Jeni konsumuar, koha për ndryshime në qeveri
Kryeparlamentari suedez Ahlin: Shqipëria në BE, por me kushte të plotësuara »
Article Logic
Execution time: 0.02849006652832
array(1) { ["section"]=> string(98) "gafa-e-nishanit-propozon-27-shkurtin-dite-te-perkujtimit-eshte-shpallur-20-shkurti-qe-ne-2010-4201" }