Gafa e Ramës në kartolinën e Krishtlindjeve, Pollo e nxjerr zbuluar

Publikuar tek: politike, më 15:35 24-12-2015 Gafa e Ramës në kartolinën e Krishtlindjeve, Pollo e nxjerr zbuluar

Kryeministri Edi Rama uroi sot të gjithë shqiptarët për Krishtlindje përmes një kartoline por është Genc Pollo ai i cili zbulon gafën e kryeministrit duke pohuar se Rama ka ngatërruar Varrin e Shenjtë në Jeruzalem me Grazhdin e Nativititetit (Lindjes) në Betlehem.

“Epo të ngatërrosh Varrin e Shenjtë në Jeruzalem me Grazhdin e Nativititetit (Lindjes) në Betlehem dmth. të ngatërrosh Pashkën me Krishtlindjen, të flasësh për vdekjen/ringjalljen e Krishtin natën e lindjes së tij e njëkohësisht të jesh kryeministër këtë vetëm Edi Rama mund ta bëjë. Po më duket si profane në këtë Natë të Shenjtë”, shkruan Genc Pollo.

Ndërkaq kryeministri Rama shkruante në urimin e tij: “Kjo pamje e rrasës së gurit ku e shtrinë Jezu Krishtin e mbytur në gjak përpara se sa ta gozhdonin në kryq, shëmbëlltyrë e vuajtjeve njerëzore në rrugën e Ringjalljes, na flet të gjithëve në vigjiljen e kremtimit të Krishtlindjeve...

GËZUAR KRISHTLINDJEN TË GJITHËVE!”.

pollo.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Xhafaj para gazetarëve jep një tjetër ‘’të vërtetë’’ për çfarë ka ndodhur me Komisionin e Venecias: S’rrëzoi asnjë amendament!
Presidenti Nishani dekreton buxhetin e 2016-ës »
Article Logic
Execution time: 0.021909952163696
array(1) { ["section"]=> string(72) "gafa-e-rames-ne-kartolinen-e-krishtlindjeve-pollo-e-nxjerr-zbuluar-28479" }