Gafa e rëndë e ministrit Bushati, Bumçi e nxjerr “zbuluar” në Komisionin e Jashtëm

Publikuar tek: politike, më 06:52 22-09-2015 Gafa e rëndë e ministrit Bushati, Bumçi e nxjerr “zbuluar” në Komisionin e Jashtëm

Aldo Bumçi, nënkryetar i Komisionit të Jashtëm  ka zbuluar dje një gafë të ministrit Bushati pas votimit të Shqipërisë “pro” Palestinës në OKB.

Siç sjell në vëmendje Panorama, gjatë mbledhjes së komisionit të Jashtëm, Bumçi tha se Ministria e Jashtme kishte ftuar në një takim të përbashkët ambasadorët e Palestinës dhe Izraelit për t’i dhënë sqarime rreth votës së Shqipërisë.

Por kjo gafë e rëndë sipas Bumçit, ka acaruar diplomatët të cilët kanë refuzuar takimin dhe kanë kërkuar që qeveria shqiptare t’u kërkojë ndjesë në nivelet më të larta. Bumçi e quajti këtë një “skandal diplomatik” pasi dy vendet prej 48 vitesh janë në luftë.

“Duhet të ndalemi dhe në një skandal që ka ndodhur në Ministrinë e Jashtme.

Për t’i komunikuar qëndrimin tonë, janë thirrur në takim, në të njëjtën kohë dhe bashkarisht ambasadorët e vendeve arabe dhe ambasadori i Izraelit. Kjo ëhstë të mos njohësh ABC-në e diplomacisë që të thirren në një takim të përbashkët Izraeli dhe Palestina. Edhe Amerika, edhe OKB-ja nuk e kanë bërë këtë”, tha Bumçi.

Ndërkaq Bushati e anashkaloi këtë çështje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Urdhëri i Ramës: Të gjithë ministrat, raport te Bushati. Zbardhet vendimi
Rama- Lubonja, ja sherri që degjeneroi në fyerje të rënda »
Article Logic
Execution time: 0.017411947250366
array(1) { ["section"]=> string(85) "gafa-e-rende-e-ministrit-bushati-bumci-e-nxjerr-zbuluar-ne-komisionin-e-jashtem-21365" }