Gafa e të rinjve të FRESSH, Silvio Berlusconi një i majtë i suksesshëm

Publikuar tek: politike, më 22:50 21-03-2016

Ata supozohet se janë e ardhmja e Partisë Socialiste dhe do të furnizojnë qeveritë me ministra dhe Kuvendin me deputetë. Por, kanë majftuar disa pyetje të thjeshta nga gazetarja e emisionit “Stop” në Tv Klan, që të rinjtë e FRESSH të tregojnë se kanë ende shumë rrugë përpara se t’i hyjnë ndonjë aventure politike.

“Kë simpatizon nga e majta europiane, Berlusconi-n apo Manfred Weber?” ishte pyetja që u drejtua atyre dhe shumica zgjodhën ish-kryeministrin italian. Përveç faktit se Berlusconi nuk mund të jetë një frymëzim për të rinjtë, të paktën sa i përket sjelljeve të tij në publik, më e rëndësishmja është se ai është një politikan i djathtë.

Edhe Manfred Weber është gjithashtu politikan i djathtë, që në Parlamentin Europian drejton Grupin e Partive Popullore Europiane. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet pyetja e referendumit për mandatin e Edi Ramës
Ilir Meta jep mesazhin e shpresës, pas sulmeve në Bruksel: Jo ditë e frikës, por e ripërtëritjes, ringjalljes… »
Article Logic
Execution time: 0.018738031387329
array(1) { ["section"]=> string(75) "gafa-e-te-rinjve-te-fressh-silvio-berlusconi-nje-i-majte-i-suksesshem-35677" }