Gafa gjatë ndeshjes me Ajaksin, ekipi i Utrechtit në fushë me 12 lojtarë (Video)

Publikuar tek: sport, më 12:49 06-04-2015

Një situatë komike është krijuar gjatë ndeshjes së kampionatit holandez midis Utrechtit dhe Ajaxit, ku kjo e para ka aritur të luajë edhe me 12 lojtarë por pa arritur të ndryshojë rezultatin e ndeshjes që u mbyll me barazim 1-1.

Një keqkuptim midis arbitrave dhe stolit të Utrechtit ka bërë që pasi Edouard Duplan u dëmtua doli jashtë fushës për të marrë ndihmën e parë, të zëvendësohet nga australiani Oar e më pas të rikthehet sërish.

Deri në momentin ku ai doli nga fusha gjithçka ishte normale, por lojtari i dëmtuar është ngritur në këmbë duke u rikthyer të luajë sërish pa vënë re se ishte zëvendësuar nga trajneri i tij. Këtë moment nuk e kanë vënë re as arbitrat, duke bërë që ekipi të luajë për disa momente me 12 lojtarë, një moment që shkaktoi humor dhe të qeshura te lojtarët e tjerë dhe spektatorët.  nga

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 100 vjeçarja përmbush garën e notit prej 1500 metrash, rekord i ri
Media franceze reportazh për Lorik Canën: Zemra e Shqipërisë (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.022928953170776
array(1) { ["section"]=> string(82) "gafa-gjate-ndeshjes-me-ajaksin-ekipi-i-utrechtit-ne-fushe-me-12-lojtare-video-7951" }