Gafa me Shqipërinë U19 që u mbajt e fshehtë, dy ndeshje i humbëm në tavolinë

Publikuar tek: sport, më 20:50 29-03-2016 Gafa me Shqipërinë U19 që u mbajt e fshehtë, dy ndeshje i humbëm në tavolinë

Histori e çuditshme, ajo që zbulohet duke kontrolluar kompeticionet e UEFA-s për mosha.

Shqipëria U19, e drejtuar nga Arjan Bellai, që në nëntor luajti 3 ndeshje në Gjeorgji për turin kualifikues, i ka humbur dy ndeshje të luajtura atje me rezultatin 3-0.

Kundër Austrisë U19 humbëm 2-1 në fushë, por rezultati është regjistruar 3-0 nga UEFA, ashtu si ndeshja kundër Gjeorgjisë, që në fushë na mundi 1-0.

Vetëm ndeshja e tretë, që fituam 3-2 ndaj Uellsit, nuk na është prekur.

Lajmi përbën skandal, edhe për faktin se rezultatet janë bërë zyrtare që më 4 dhjetor, por Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka bërë asnjë njoftim, edhe pse zyrtarisht është njoftuar nga UEFA.

Nuk dihet ende arsyeja zyrtare, por Sportal shkruan se me shumë mundësi ky pezullim ka lidhje me mbrojtësin Ardit Toli, i cili në nëntor të vitit 2014, në humbjen 2-1 ndaj Uellsit U19, u ndëshkua me karton të kuq.

Me sa duket, askush në FSHF nuk e ka menduar që ai karton i kuq mbartej dhe Toli ka pasur dy ndeshje pezullim, ndërkohë që para pak muajsh u aktivizua n% 2 ndeshjet e para, ndaj edhe mendohet se i kemi humbur 3-0.

ALBANIA_u19.JPG

EURO_U19.JPG

Sondazh per Personazhin e Vitit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U21/ Kombëtarja shqiptare miqësore me Italinë në gusht
Luksemburg-Shqipëri, ka vetëm një mënyrë si ta ndiqni “live” »
Article Logic
Execution time: 0.014835834503174
array(1) { ["section"]=> string(81) "gafa-me-shqiperine-u19-qe-u-mbajt-e-fshehte-dy-ndeshje-i-humbem-ne-tavoline-36344" }