Gafa në stadiumin "Loro Boriçi", një problem që nuk gjen më zgjidhje

Publikuar tek: sport, më 19:02 27-08-2016 Gafa në stadiumin

Stadiumi "Loro Boriçi" tashmë ka përfunduar nga rikonstruktimi që kishte që prej një viti që kishte nisur.

Arena shkodrane është gati të nisë punën dhe në datën 31 gusht do të jetë dhe inagurimi i këtij impianti të shumëpritur nga futbolldashësit shqiptarë. Por në një foto të stadiumit vihet re një detaj. Arkitektët e projektit duket të mos ta kenë studiuar mirë stadiumin "Loro Boriçi" pasi një gabim është bërë për sa i përket pozicionit ku është vendosur ekrani i madh.

Ekrani i vendosur në stadium nuk mund të shihet qartë nga tribuna përballë dhe gjysma e asaj pas porte, pasi pamja zihet nga kulla e ndriçimit. Kjo është një gafë e projektuesve, të cilët nuk e kanë menduar siç duhet pozicionimin e ekranit gjigant në stadium.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Publikohet lista e U-21 për ndeshjen kundër Greqisë, Manaj kalon te skuadra e De Biasit
Juventus nuk ndalet, bardhezinjtë vijojnë sukseset »
Article Logic
Execution time: 0.032183170318604
array(1) { ["section"]=> string(71) "gafa-ne-stadiumin-loro-borici-nje-problem-qe-nuk-gjen-me-zgjidhje-51049" }