Gallatë në rradhët e PS në Shkodër, asambleja mblidhet natën pas një mesazhi anonim

Publikuar tek: politike, më 07:28 08-11-2015 Gallatë në rradhët e PS në Shkodër, asambleja mblidhet natën pas një mesazhi anonim

Humor e gaallatë në një kohë që ka njëmijë e një probleme sa i takon riorganizimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë. Asambleja e Partisë Socialiste të Shkodrës është mbledhur në orët e vona të natës. Ata kanë shkuar me urgjencë në selinë e PS pas një mesazhi ononim të mbërritur në celularët e anëtarëve të Asamblesë.

Mesazhi i njoftonte ata për një takim në seli. Të gjithë kanë shkuar atje të premten vonë por e gjitha rezultoi një alarm i rremë.

Në rradhët e asamblesë pas kësaj, kanë shpërthyer të qeshurat dhe humori ndërsa më vonë situatë është parë më me seriozitet për të zbuluar dërguesin e mesazhit që ndryshe nga çdo herë tjetër ka ardhur në emër të asamblesë dhe jo ndonjë personi në veçanti. Personi që posedon numrin nuk është identifikuar ende ndërsa ka plasur gallata me socialistët e Shkodrës të cilët mjafton një mesazh anonim për t’i çuar në mes të natës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nga murator në deputet?! Njihuni me biografinë e autorizuar të Eduart Ndocajt
Ndotja e Durrësit me Naftë/ Koka përplaset me Haxhinaston: I kam thënë të kalojë VKM për taksën, s’e bën »
Article Logic
Execution time: 0.066061019897461
array(1) { ["section"]=> string(88) "gallate-ne-rradhet-e-ps-ne-shkoder-asambleja-mblidhet-naten-pas-nje-mesazhi-anonim-24928" }