Gara ballkanike e atletikës, flet David Nikolli: Hileja që më bënë

Publikuar tek: sport, më 21:05 20-02-2018 Gara ballkanike e atletikës, flet David Nikolli: Hileja që më bënë

David Nikolli është 23-vjeçari mirditor, i cili rrëmbeu medaljen e arit në garën më të rëndësishme atletike në Ballkan e cila u zhvillua në “Novi Pazar” të Serbisë duke u shpallur kështu kampion i Ballkanit.

Por pas fitores së shqiptares Luiza Gega në garën ballkanike të 3000m e cila u zhvillua në Stamboll, ka reaguar 23-vjeçari i cili ka treguar se i është mohuar e drejta të garojë.

Nikolli është shprehur i zhgënjyer për faktin që nuk iu dha mundësia që të merrte pjesë, dhe për këtë fajëson shtetin shqiptar.

“Nuk di arsyen përse atdheu im nuk bëri asnjë gjë për të bërë që unë të merrja pjesë në kampionatet Ballkanike. Unë e kisha përgatitur garën. Është për të ardhur keq. Do rekuperoj verën që vjen me sezonin në pistë të hapur!”- shkruan Nikolli. 

Screenshot_25.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gazetari sportiv jep lajmin e hidhur: Ndahet nga jeta Luani, talenti i madh të cilin orteku e paralizoi...
»
Article Logic
Execution time: 0.015339136123657
array(1) { ["section"]=> string(71) "gara-ballkanike-e-atletikes-flet-david-nikolli-hileja-qe-me-bene-110912" }