Gara në 'Euro2016', çfarë duhet të bëjnë shqiptarët që Kulla Eiffel të ndriçohet kuq e zi

Publikuar tek: sport, më 16:24 31-05-2016 Gara në 'Euro2016', çfarë duhet të bëjnë shqiptarët që Kulla Eiffel të ndriçohet kuq e zi

Në kampionatin europian që ngre siparin më 10 qershor, nuk do të kërkohet vetëm mbështetja e tifozëve shqiptarë që do të jenë të pranishëm në stadium, por edhe e të gjithë shqiptarëve që do i ndjekin ndeshjet e Kombëtares nga çdo cep i botës.

Kompania telefonike “Orange” do të mbështesë gjatë Euro2016 një nismë të veçantë. Në fund të ditës, pasi ndeshjet të kenë përfunduar, Kulla Eiffel në Paris do të ndriçohet me ngjyrat e atij shteti, tifozët e të cilit kanë qenë më aktiv në rrjetet sociale.

Për të qenë më të qartë, Shqipëria do të luaj ndeshjen e parë kundër Zvicrës më 11 qershor në orën 15:00 dhe po në të njejtën ditë do të zhvillohen gjithashtu ndeshjet Uells-Sllovaki si dhe Angli-Rusi.

Pasi të përfundojë ndeshja e fundit e ditës, që është ajo mes Anglisë dhe Rusisë, “Orange” do të monitorojë të gjitha rrjetet sociale (Facebook, Twitter, Instagram, etj) për të parë se cila tifozeri nga ato të Shqipërisë, Zvicrës, Uellsit, Sllovakisë, Anglisë dhe Rusisë ka qenë më aktivia.

Tifozët që kanë postuar më shumë në rrjetet sociale për Kombëtaren e tyre do të kenë mundësi të shohin një nga veprat më të rëndësishme të arkitekturës në botë, të ndriçohet me ngjyrat e shtetit që ata përfaqësojnë.

Pra ajo që duhet të bëni më 11, 15 dhe 19 qershor, është të postoni sa më shumë statuse dhe foto për Kombëtaren Shqiptare me hashtagun #ALB.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Euro 2016: Franca dhe Gjermania publikojnë listat përfundimtare me 23 futbollistë
Formati Champions League do pësojë ndryshime rrënjësore »
Article Logic
Execution time: 0.013658046722412
array(1) { ["section"]=> string(92) "gara-ne-euro2016-cfare-duhet-te-bejne-shqiptaret-qe-kulla-eiffel-te-ndricohet-kuq-e-zi-42033" }