Gara në Francë, Marine Le Pen do arrijë raundin e dytë, Macron i vetmi që mund ta sfidojë

Publikuar tek: bota, më 20:12 06-02-2017 Gara në Francë, Marine Le Pen do arrijë raundin e dytë, Macron i vetmi që mund ta sfidojë

Gara presidenciale në Francë po zhvillohet me energji të plotë, pasi kandidatët filluan zyrtarisht fushatat e tyre të shtunën dhe të dielën. Në një përpjekje për të folur me sa më shumë votues, kandidati i ekstremit të majtë ka filluar të përdor teknologjinë e sofistikuar të hologramit që bën të mundur paraqitjen në dy vende në të njëjtën kohë.

Jean-Luc Melenchon, udhëheqësi i lëvizjes "Franca e Panënshtruar", e nisi fushatën e tij presidenciale të dielën në një tubim në Lion.

Por në të njëjtën kohë, ai iu drejtua votuesve në një tjetër tubim në Paris, përmes një hologrami tre dimensional.

"Shikoni me vëmendje. Studioni dhe bindni ata rreth jush. Mos u ndikoni nga fjalët e bukura. Shikoni se çfarë jemi duke bërë tani, për këtë arsye në duhet të votojmë për të shfuqizuar monarkinë presidenciale franceze."

Melenchon, një ish-socialist, po kandidon, siç thotë ai, "jashtë kuadrit të partive politike." Ai e ka pozicionuar veten si një kundërshtar kyç i kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, e cila gjithashtu zgjodhi qytetit e Lionit për të nisur fushatën e saj të dielën. Udhëheqësja e Frontit Kombëtar është kritike ndaj globalizimit dhe Islamit, raporton Voa.

"Këto dy ideologji duan ta gjunjëzojnë Francën. Nga njëra anë, ideologjia e financave dhe tregtisë së globalizar dhe nga ana tjetër, islami fundamentalist, një ideologji e bazuar tërësisht në fe."

Le Pen po premton organizimin e një referendumi si Brexit brenda gjashtë muajve, nëse zgjidhet.

Deri më tani, Melenchon nuk është një kërcënim serioz për platformën populiste të Marine Le Pen, por kandidatët e tjerë mund të jenë. Njëri prej tyre është Benoit Hamon, i cili do të përfaqësojë Partinë Socialiste të Francës në pushtet në zgjedhjet e prillit. Pas fitores së tij të dielën ndaj ish-kryeministrit Manuel Valls, Hamon tha se ai do të bisedonte me zotin Melenchon për të formuar një koalicion që mund të ketë shanse më të mira për të fituar zgjedhjet e përgjithshme.

Por një kandidat i ri i pavarur mund t’ua komplikojë gjërat socialistëve. Emmanuel Macron, ish-ministër i Ekonomisë dhe Industrisë dhe themeluesi i një lëvizje të re politike të quajtur "En Marche !," po kandidon me një platformë të qendrës. Ai u tallë me zonjën Le Pen në një tubim të shtunën në Lion.

"Disa njerëz pretendojnë sot se flasin për popullin, por ata thjeshtë flasin për dikë tjetër."

Sondazhet tregojnë se Le Pen do të fitojë raundin e parë të votimit më 23 prill, por Macron pritet ta mund atë në balotazhin që do të mbahet më 7 maj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.16460800170898
array(1) { ["section"]=> string(93) "gara-ne-france-marine-le-pen-do-arrije-raundin-e-dyte-macron-i-vetmi-qe-mund-ta-sfidoje-67910" }