Gara në PS, Ben Blushi nis nga Korça takimet me bazën socialiste

Publikuar tek: politike, më 23:45 17-02-2016 Gara në PS, Ben Blushi nis nga Korça takimet me bazën socialiste

Deputeti Ben Blushi do të nis nga qyteti i Korçës takimet e tij me bazën e Partisë Socialise. Ndonëse ende nuk është e qartë nëse në kongresin e PS-së më 19 mars do të lejohet votimi për kreun e partisë, Blushi ka vendosur të mos rrijë në pritje, por të nis takimet për prezantimin e ideve të tij.

Kandidati për kreun e socialistëve do të takohet me qytetarët të premten e 19 shkurtit në orën 17:00 në kinema “Millenium”.

Blushi pritet që të paraqesë idetë e tij për përmirësimin e partisë dhe të sqarojë kritikat e vazhdueshme që ai bën ndaj Edi Ramës dhe anëtarë të qeverisë. 

blushshs.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Joleza Koka anulon në momentin e fundit pjesëmarrjen në emision, kolegu e tepron: Do doja ta takoja pas orarit zyrtar
Mark Marku përplaset me Sali Berishën, Ish-kryeministri: Mark, gjërat ishin ndryshe… »
Article Logic
Execution time: 0.090888977050781
array(1) { ["section"]=> string(69) "gara-ne-ps-ben-blushi-nis-nga-korca-takimet-me-bazen-socialiste-32864" }