Gara për FSHF-në, Bashkim Fino jep dorëheqjen nga funksionet partiake

Publikuar tek: sport, më 16:20 15-01-2018 Gara për FSHF-në, Bashkim Fino jep dorëheqjen nga funksionet partiake

Bashkim Fino ka shpallur kandidaturën e tij për të marrë kreun e FSHF-së disa ditë më parë, por sot ai  ka deklaruar dorëheqjen nga funksionet partiake në PS.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Fino shprehet se ka paraqitur dorëheqjen e tij nga funksioni i sekretarit organizativ dhe administrativ të Partisë Socialiste.

“Ky akt, vjen për të evituar çdo paragjykim, për një garë të drejtë dhe të ndershme, në kuadër të kandidimit tim për postin e presidentit të FSHF”,- shkruan Fino ndër të tjera.

Ndërkohë Fino më herët në intervista kishte deklaruar se nuk do të hiqte dorë nga mandati i deputetit.

Ai kishte pasur akuza nga figura të njohura të sportit, por edhe nga vetë Armand Duka se mbante poste të rëndësishme politike dhe për këtë aryse rrezikonte të përziente futbollin me politikën.

Më poshtë reagimi i plotë: 

Screenshot_1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Si do shndërrohet kompleksi DINAMO, publikohen FOTOT dhe VIDEO e projektit gjigant
Zyrtare, Inter bën goditjen e parë në merkato »
Article Logic
Execution time: 0.022608041763306
array(1) { ["section"]=> string(75) "gara-per-fshf-ne-bashkim-fino-jep-doreheqjen-nga-funksionet-partiake-106634" }