Gara për FSHF-në, Bashkim Fino tregon 'kalin e betejës' përballë Armando Dukën

Publikuar tek: sport, më 22:27 12-01-2018 Gara për FSHF-në, Bashkim Fino tregon 'kalin e betejës' përballë Armando Dukën

Ditën e djeshme Bashkim Fino deklaroi që do të kandidonte për kreun e FSHF-së, duke shpalosur dhe platformën e tij.

Në nje intervistë për 'Top Channel', Fino ka treguar dhe se kush do të jetë “kali i tij i betejes” në garën për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Për Bashkim Finon do të jetë paltforma e tij, ajo që atë e veçon nga rivali i tij Armando Duka.

“Kali i betejës sime nuk ka të bëjë me presidentin aktual. Platforma ime ka të bëjë me futbollin, sikurse edhe platforma e presidentit aktual, që të dy i kemi paraqitur ato për të mirën e futbollit. Nuk kemi paraqitur platforma personale, por natyrisht që ato ndryshojnë në përbërje, por edhe në ekzekutim. Doja të thoja se unë jam për kufizimin e mandatit, sepse ju e dini që edhe UEFA ka vënë së fundi e ka vënë kufizimin për presidentin me 3 mandate. Gjithmonë nëse votëbesohem, unë do t’i paraqes Asamblesë ndryshimin e Statutit”,- u shpreh Bashkim Fino. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Trajneri italian e pranon hapur: Dua të stërvis skuadrën kombëtare
Në kulmin e fushatës, Duka merr çmimin e rëndësishëm në Kosovë »
Article Logic
Execution time: 0.01883602142334
array(1) { ["section"]=> string(82) "gara-per-fshf-ne-bashkim-fino-tregon-kalin-e-betejes-perballe-armando-duken-106380" }