Gara për kreun e FSHF, Bes Kallaku tallet keq me kryebashkiaken e Gramshit: Ngjyra e topit duhet të jetë si ajo e basketbollit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:28 03-02-2018 Gara për kreun e FSHF, Bes Kallaku tallet keq me kryebashkiaken e Gramshit: Ngjyra e topit duhet të jetë si ajo e basketbollit

Të mërkurën e 7 shkurtit do të mbahen zgjedhjet e shumpritura për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në këtë garë dy kandidaturat kryesore janë presidenti aktual, Armand Duka dhe deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino.

Mbledhja e votave ka qenë prioriteti kryesor dhe të dy kandidatët kanë gati listat me emrat që pritet t’i japin besimin për kreun e FSHF-së.

Kështu, aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku ka vendosur që të bëjë pak humor ditën e sotme me kryetaren e Bashkisë Gramsh, zonjën Luljeta Dollani. Dollani është një anëtare e Partisë Socialiste dhe dihet që do të mbështesë Finon në zgjedhjet e 7 shkurtit. Kallaku e ka telefonuar atë ditën e sotme duke u hequr si avokati i zotit Fino

NEWSPORT.AL ka siguruar audion e bisedës mes Bes Kallakut dhe Luljeta Dollanit, edhe pse kjo është një telefonatë e kryer vetëm për pak humor pa cënuar aspak zgjedhjet apo kandidatët.

Biseda e plotë:

Bes Kallaku: Alo, përshëndetje!

Luljeta Dollani: Përshëndetje!

Bes Kallaku: Përshëndetje si kaluat, zonja Luljeta, jam Erjon Shehja përfaqësues ligjor i kandidatit Bashkim Fino.

Luljeta Dollani: Po!

Bes Kallaku: Po iu marr nga Italia se kam pasur një takim me përfaqësuesit e Federatës Italiane të Futbollit. Të marr në emër të zotit Bashkim, në emër të tij, pasi po i marrim të gjithë njerzit tanë për votimin që do bëhet të mërkurën më datë 7.

Tani dihet se si duhet të votohet, ajo kuptohet, por ajo që dua t’iu them është se duhet të bëhen dhe dy ndryshime sipas kandidatit Fino, për ndryshimin e statusit të Federatës për disa gjëra që i kanë jo të rregullta, më kupton?

Luljeta Dollani: Ok, ok, pa merak, patjetër.

Bes Kallaku: Duhet të bëjmë kërkesën që ngjyra e topit të futbollit të bëhet…

Luljeta Dollani: Pa merak fare, ne do mblidhemi më datë 6, kështu që do i diskutojmë atje.

Bes Kallaku: Ngjyra e topit duhet të të jetë si ngjyra e topit të basketbollit, për nder të kryeministrit.

Luljeta Dollani: Ok, ok, të dëgjoj…

Bes Kallaku: Edhe goditja e autit të bëhet te pika e penalltisë dhe goditja  e penalltisë të bëhet në 16 metra, sepse këto duhet t’i përfaqësojmë ne denjësisht dhe duhet të marrim ato që ne kërkojmë, duhet të ndryshoj statusi.

Luljeta Dollani: Ok, ok, ok!

Bes Kallaku: Jeni dakord për të gjitha kërkesat, si për ngjyrën e topit, ta bëjmë me ngjyrën e topit të basketbollit edhe të tjerat që diskutuam

Luljeta Dollani: Po, po patjetër, patjetër.

Bes Kallaku: Të falenderoj, mirupafshim!

Luljeta Dollani: Mirupafshim!

Shihet se si aparati shtetëror është ngritur në këmbë për zgjedhjet e 7 shkurtit. Madje zonja në fjalë e thotë publikisht: “Do mblidhemi në datë 6 menjëherë”. I gjithë opinioni publik uron që këto zgjedhje të mbeten thjesht në kuadrin e një gare sportive.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025032997131348
array(1) { ["section"]=> string(131) "gara-per-kreun-e-fshf-bes-kallaku-tallet-keq-me-kryebashkiaken-e-gramshit-ngjyra-e-topit-duhet-te-jete-si-ajo-e-basketbollit-109030" }