Gara për kreun e FSHF-së, përplasje e ashpër e gazetarëve “live” në emision

Publikuar tek: sport, më 22:33 02-02-2018 Gara për kreun e FSHF-së, përplasje e ashpër e gazetarëve “live” në emision

Gara për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit është bërë shumë e ashpër në këto ditë të fundit.

Për të debatuar përë këtë çështje në emisionin “Zonë e Lirë”, ishin të ftuar gazetar Dritan Sahkohoxha dhe Fatjon Shehu.

Mes të dyve nuk kanë munguar as akuzat e ashpra deri edhe personale.

Pjesë nga debati:

Shakohoxha: Ti këtu ke ardhur për fushatë në emision, unë këtu nuk kam ardhur për fushatë. Ti përfiton nga Fino. Bëji hyzmet vendit të sekretarit në FSHF që të është premtuar nga Fino nëse fiton. Mos u merr me mua personalisht, se ti nuk konkuron me mua, nuk ke punë me mua.

Shehu: Ti je shok i Dukës, ti ke përfituar nga Federata, bileta falas etj. Ke shitur biletat e Federatës. Edhe mos më thuaj mua zemra, ji më burrëror.

Shakohoxha: Ore çfarë thua, çfarë i ke këto, se turp kush të dëgjon. Ç’i ke këto akuza ndaj meje? Ti s’ke punë me mua. Këto që thua nuk janë aspk të vërteta. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zëvendësuesi i Ikardit, Interi piketon talentin argjentinas
»
Article Logic
Execution time: 0.033936977386475
array(1) { ["section"]=> string(79) "gara-per-kreun-e-fshf-se-perplasje-e-ashper-e-gazetareve-live-ne-emision-108919" }