Gara për kreun e PS, ministri Tahiri i përgjigjet Ben Blushit

Publikuar tek: politike, më 21:33 27-01-2016 Gara për kreun e PS, ministri Tahiri i përgjigjet Ben Blushit

Kryetari i Partisë Socialiste për degën e Tiranës, Saimir Tahiri duke folur për Kongresin e 19 marsit të PS-së thotë se nuk është i nevojshëm debati për zgjedhjen e kryetarit të partisë sa kohë socialistët janë në pushtet.

Komenti i Tahirit, vjen një ditë pasi Ben Blushi la të hapur mundësinë e kandidimit për kryetar të PS-së në Kongres. Në intervistën për “Top Channel”, Tahiri shprehet se, kryetari nuk ka nevojë për votim kur është kryeministër. Ai thotë se grupi i punës pritet të vendosë nëse do të ketë garë.

“Kjo është çështje e grupit të punës që po merret me ndryshimet në statut. Do të ketë një procedurë për konfirmimin ose jo të mandatit të kryetarit të partisë në PS. Kjo është çështje jo shumë themelore për mënyrën sesi duhet të bashkëpunojmë me publikun, për ta bërë Shqipërinë më të mirë. Për sa kohë qytetarët votojnë qeverinë, votojnë PS dhe kryetarin e PS, ky është votëbesim më i gjerë sesa votëbesimi i anëtarëve të PS”, tha Tahiri.

I njohur edhe për miqësi me Ben Blushin, personalisht ministri i Brendshëm mendon se nuk duhet të ketë zgjedhje brenda PS-së për kryetarin.

“Unë nuk shoh ndonjë arsye për sa kohë kryetari i PS është kryeministër dhe votëbesohet nga qytetarët të mos ketë rregulla të diferencuara për konfirmimin e tij brenda partisë. Një mënyrë tjetër mund të jetë ajo me një procedurë tjetër votimi. Ky debat do të ishte i tillë nëse kryeministri do të humbiste zgjedhjet”, tha Tahiri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama liron nga detyra drejtorin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Afrim Bakajn e zëvendëson me Isuf Shehun
Rama porosit ministrat: Bëhuni më të dukshëm »
Article Logic
Execution time: 0.0094330310821533
array(1) { ["section"]=> string(66) "gara-per-kreun-e-ps-ministri-tahiri-i-pergjigjet-ben-blushit-31110" }